Berisha: Omerta e policisë, është zëvendësimi i shtetit ligjor me ligjin e m@fies
Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi Policinë e Shtetit për fshehje të ngjarjeve kriminale dhe vendosje të censurës mbi informacionin publik, duke e cilësuar këtë si “omerta”. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD deklaroi se kjo përbën zëvendësim të shtetit ligjor dhe transparencës me “ligjin e mafies”.
Ada Tota: Doktor, përshëndetje. Policia ka deklaruar se do të vendosë censurën dhe nuk do të publikojë ngjarjet që ndodhin çdo ditë. Sipas jush, për çfarë arsye policia e Skënder Hitës ka vendosur që të fshehë situatën kriminale në vend?
Sali Berisha: Omerta, kodi i mafies. Mafia. Ky është zëvendësimi i shtetit ligjor i transparencës me ligjin e mafies.
Skënder Balluku, mos i thoni Skënder Hita, Skënder Balluku, që është një hajdut me çizme.
Një hajdut. Do ta marrin vesh shqiptarët se ç’përfaqëson Skënder Balluku, shumë shpejt.
Dhe do ta dinë se çfarë mbron ai, do ta mësojnë se çfarë mbron.




