E bëj burgun për ty! Njeriu i vogël nën aktorin e madh!

E bëj burgun për ty! Njeriu i vogël nën aktorin e madh!

Nga Boldnews.al

U pa gjallë (live) rënia e një aktori të madh, e futur brenda një njeriu të vogël. Bedelët dikur bënin ushtrinë për djemtë e të pasurve, kundrejt parasë, sot ofrohen burra me emër si aktori i madh Robert Ndrenika, që të bëjë burgun për të tjerët, edhe pse ai “tjetri” nuk është dosido, por kryebashkiaku i Tiranës.

“Çtë ka mbetur (koha e burgut) vi e bëj unë. Paç uratën”, tha aktori Robert Ndrenika ndërsa puthi në ballë Erion Veliajn, qau, kapërdiu lëmshin në fyt dhe mezi u ul duke në karrige pranë idhullit Veliaj.

Kjo mendje e ndritur, e pa rroitur ende (të paktën kështu ngjan), u bë gati për të bërë burgun për Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës i cili akuzohet për gjashtë vepra penale në 13 raste, mes të cilëve “korrupsion pasiv”, “shpërdorim detyre” dhe “fshehje pasurie”.

Ja ashtu me atë bastun në dorë, me mendjen e kthejellët, aktori Robert Ndrenika (Artist i Popullit), do merrte rrugën me furgon burgu drejt Durrësit për të bërë një më një kohën e mbetur të Veliajt. Pse jo edhe frymën ta jepte në një qeli, i izoluar. Ky është vetëofrimi i një kategorie njerëzore që dashurohen deri në çmenduri me politikanë dhe individë që në adoleshencë shiste fiq për të blerë një palë atlete, ndërsa në rini bënte dy dasma me kursimet e pensionit të nënës.

Po pse ky adhuqim i Ndrenikës për veliajn? Në ditët më të zeza për Veliajn, kur me urdhër të Ramës u kthye në kamikaz të vogël për të shembur Teatrin Kombëtar, aktori Robert Ndrenika fillimisht doli kundër shembjes, më pas ndërroi mendje, duke dalë në qëndrime pro shembjes.

Ky rast nuk u humb nga Veliaj. Ndrenika u përfshi në projekte të bashkisë ku lëvroheshin shuma të mëdha në emër të artit. Ndrenika ishte aty, me dorën në benefite dhe fytyrën e dalë në treg e cila shërbente për imazhin e shprishur të sërës së politikanëve, përfshi Veliajn.

Aktori i qindra roleve, njeriu i përkëdhelur në komunizëm dhe po aq në “hibrit demokracinë” e sotme mbart mbi vete talent të madh, ose të paktën publiku ynë e deshi, duatrokiti dhe vlerësoi, pa e kuptuar se militantizmi politik dhe adhurimi për individë të akuzuar për hajni e batërdi do e kthenin aktorin e madh në njeri kaq të vogël

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :