Nga Petrit Vasili: Halli zgjidhet vetem ne sheshin te protestes!
Petrit Vasili
Ne nje shtet qe horrin e fal dhe te pafajshmin e denon, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku horri te grabit pronen por fajtor del ti, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje shtet ku hajduti del pa faj dhe i vjedhuri poshterohet, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje shtet ku drejtesia hajdutet e qeverise i nxjerr pa faj, kurse ata qe respektojne ligjin i denon, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku polici mbron kriminelet dhe rreth e dhunon qytetaret, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku qeveria vjedh miliarda euro, ndersa pensionisti nuk blen dot as ilaçet, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku prentohet shendetesia falas, por njerezit e thjeshte paguajne qindra milion euro nga xhepi i varfer i tyre, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku edhe ai qe duket mire se ka nje bisnes,por mund t’ja shkaterroje brenda nates, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku nje i ri nuk ka pune, nuk blen dot nje shtepi, nuk krijon dot familje nga varferia, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku ne vend qe te mbillen fruta e zarzavate mbillet droge me ligj te qeverise, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku qindra mijra shqiptare largohen per shkak te qeverise dhe vendi mbushet me indiane, filipinas, nepaleze etj, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku te mbysin plehrat dhe nderkohe miliona euro per plehrat vidhen, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku perdite varferia vret te varferit dhe pasuron rrugaçet, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ky kryeministri mashtron e genjen dhe pastaj mbush xhepat e tij dhe te qeverise, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ne nje vend ku televizionet e mediat e blera nga qeveria genjejne gjithe diten ne vend qe te thone te verteten, halli zgjidhet vetem ne shesh.
Ndaj sheshi i protestes eshte zgjidhja, eshte largimi i ankthit, eshte clirimi me i madh, eshte fitimi i lirise, eshte fitimi i barazise perpara ligjit, eshte mundesia e vetme qe shqiptaret te rikthehen ne token e tyre, eshte rikthimi i shpreses, eshte mposhtja e varferise.
Ndaj ne shesh per te zgjidhur seicilin hallin qe ka pllakosur familjen e tij.




