Ekzekut@het me plumb në kokë pronari i karburantit në Sarandë

Ekzekut@het me plumb në kokë pronari i karburantit në Sarandë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti, i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 66-vjeçari, Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin e Sarandës.

Raportohet se 66-vjeçar është pronari i një karburanti në qytet dhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”.

Sipas informacioneve ai është qëlluar me plumb në kokë, duke humbur jetën menjëherë.

Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, shtetasit Rexhep Ismaili, 66-vjeç.

Sipas burimeve, nga dyshimet e para kanë qenë disa persona që janë përballur me viktimën dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në kokë 66-vjeçarin duke i marrë dhe jetën.

Pas ngjarjes autorët janë arratisur në drejtim ende të paditur. Ndërkohë Policia ka blinduar zonën dhe grupi hetimor po kryen procedurat për dokumentimin e ngjarjes kriminale.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :