Investigimi zbulon skandalin/ Kompania Shijaku fitoi miliona euro nga skrapi i rafinerisë së naftës

Investigimi zbulon skandalin/ Kompania Shijaku fitoi miliona euro nga skrapi i rafinerisë së naftës

Emisioni investigativ Plug do të vijojë hulumtimin mbi aferën me pasuritë e nëntokës shqiptare, ku dyshime të forta ngrihen edhe mbi shkrirjen e ish-rafinerisë së naftës në Ballsh.

Pjesë nga emisioni:

Në Qarkun e Fierit ishte dhe rafineria, e cila do duhej të përpunonte këtë naftë bruto. Në këtë rafineri punonin pjesa dërrmuese e banorëve të zonës, 800 naftëtarë.

Sot kjo rafineri nuk ekziston më sepse me një aferë totalisht korruptive u mor dhe u shit për skrap.

Rafineria iu shit për 9 milion euro kompanisë Shijaku shpk dhe vetëm nga shitja e skrapit kjo kompani dyshohet përfitoi mbi 21 milion euro.

Për këtë aferë emisioni PLUG po mbledh informacion nga institucionet përkatëse dhe po kryen një investigim të thelluar pasi këto para nuk duhet të përfundonin te Shijaku shpk por në buxhetin e shtetit si kreditori i parë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :