Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur si Idajet Beqiri

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur si Idajet Beqiri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë, këta janë supermafiozë të fjalës së lirë!

Berisha theksoi se këta pronarë nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur si Idajet Beqiri.

Berisha: Kemi probleme.

Problem shumë serioz janë mediat e kapura.

Do t’u them të vërtetën.

Më shumë se çdo gjë tjetër, unë në veten time vlerësoj fjalën e lirë, lirinë e mendimit.

Ajo ishte ëndrra jonë në diktaturë, që të ishim të lirë.

Ajo ishte sinonimi i dinjitetit tonë, sepse nuk e kishim.

Po sot, 90 përqind e medieve kontrollohen nga qeveria.

Imagjinoni çfarë ndodh?

Pronarët bëhen investitorë strategjikë.

Pronarët, me porosi të Lubisë, i patë dosjet ju, merrnin dhjetëra milionë nga rrugët. Prandaj kushtonin rrugët. Taksat tuaja, 20 milionë kilometri sepse ndahej midis ministrit, pronarit të medieve, midis këtij e atij, dhe merrnin paratë tuaja.

Pronarët shpallen investitorë strategjikë. Marrin favore të jashtëzakonshme.

Pronarët, diku këtu afër, marrin 4500 metër katrorë tokë me 1 euro siç merr Bolino, tokë e dhuruar nga fisnikë tiranas, familje tiranase, për gjimnaz sepse komuniteti nuk kishte gjimnaz aty. Ato i jepen pronarit të medieve.

Dhe më pastaj më thonë mua, nuk janë mafiozë këta?

Këta janë supermafiozë dhe këta janë mafiozët më të rrezikshëm sepse janë mafiozët e fjalës së lirë.

Fjala është e para.

Këta riprodhojnë në seri lajmin, e jep ERT, e marrin që të gjithë dhe e përsërisin.

Çfarë ndodh?

Edhe në qoftë se nuk e beson qytetari i thjeshtë, neveritet.

Por çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se ai mpihet.

Ai humbet ndjeshmërinë ndaj kësaj që ndodh.

Dhe qeveria këtë do. Dhe tani sulm se po na thotë… asnjë gazetar nuk është adresuar kurrë nga unë dhe nuk do agresohen.

Por të marrësh analistë kriminelë të damkosur si Idajet Beqiri, a ka fyerje më të madhe?

Valët janë të qytetarëve.

Një njeri i damkosur i dënuar në disa procese gjyqësore nga përdhunime, vjedhje, terrorizëm, etj, dhe ai në studio…

Ti nuk e sheh atë, kthen kokën, por ai kthimi i kokës do të thotë humbje e interesit për të vërtetën.

Këtë do qeveria.

Do që qytetarët të fitojnë indiferencën.

Nxjerr analist Bolinon, një hajdut me çizme që merr 4500 metër katrorë tokë me 1 euro për të mashtruar nga mëngjesi në darkë për llogari të Edi Ramës.

Si thoni ju? Të mos qëndrojmë ndaj tyre?

Do qëndroj deri në minutën e fundit të jetës time.

Ne jemi për lirinë e medias, jemi dhe do jemi.

Ne jemi për pavarësinë e gazetarëve dhe e respektojmë plotësisht.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :