Korreshi: Kryqëzimi në fshatin Savër burim aksidentesh! Shteti e ka mendjen të vjedhë

Korreshi: Kryqëzimi në fshatin Savër burim aksidentesh! Shteti e ka mendjen të vjedhë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar për gjendjen e rrezikshme të një kryqëzimi në zonën e Savrës, duke e cilësuar atë si një kryqëzim vdekjeje.

Sipas Korreshit, në këtë segment rrugor kanë humbur jetën shumë qytetarë ndër vite, ndërsa situata vazhdon të mbetet e pazgjidhur pavarësisht rrezikut të lartë.

Ai thekson se kryqëzimi ndodhet përpara zonës së njohur si pushimi i shoferit, duke e bërë atë edhe më problematik për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Korreshi akuzon qeverinë për neglizhencë ndërsa shprehet se kjo e fundit ka synim vetëm të vjedhë dhe jo të zgjidhë situatat.

“Kryqëzim vdekjeje edhe në Savër. Shumë jetë kanë humbur në këtë kryqëzim përpara se të shkosh tek pushimi i shoferit. Zgjidhje ka edhe këtu vepra e artit Ura që shërben si mbikalim është rreth 250 m dhe pret aty prej vitesh por shteti e ka mendjen të vjedhë e jo të zgjidhë situatat. Rregullimi i këtij mbikalimi së pari shpëton jetë njerëzish e më pas rregullon dhe trafikun e ngjeshur në sezonin e verës|,- shprehet Korreshi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :