Berisha: Rama i dha vëllaçkos 38 mijë metër katror tokë. Vendimi ‘Frangu’ për kunatin e Lindës që se përrmend askush

Berisha: Rama i dha vëllaçkos 38 mijë metër katror tokë. Vendimi ‘Frangu’ për kunatin e Lindës që se përrmend askush

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij se raporti i Parlamentit Europian ngre shqetësime serioze për konfliktin e interesit dhe korrupsionin në Shqipëri.

Ai theksoi se dokumenti evidenton dobësimin e mekanizmave ligjorë që duhet të mbrojnë interesin publik nga abuzimi me pushtetin.

Berisha u shpreh se, në raport pasqyrohen edhe raste konkrete që lidhen me vendimmarrjen e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ai përmendi ndër të tjera çështje që, sipas tij, përfshijnë përfitime të familjarëve të kryeministrit, përfshirë edhe Olsi Rama.

Ai theksoi gjithashtu se raporti kërkon rritjen e transparencës dhe forcimin e zbatimit të ligjit për konfliktin e interesit. Ai shtoi se këto gjetje, sipas tij, konfirmojnë denoncimet e vazhdueshme të opozitës për abuzime në nivelet më të larta të qeverisjes.

Fjala e tij:

Kanë shtuar kërkesat dhe është ndërruar raporti fare sa për dijeni të shqiptarëve. Ta dinë shqiptarët. Raporti që ka dorëzuar në IBAR presidenca, është ndryshuar krejtësisht. Pikërisht para ndërhyrjes së vendeve të tjera.

Po këto s’duhet t’i themi ne, s’ka nevojë t’i themi ne. Këto do t’i thotë qeveria, që e ka aty përfaqësuesin.
Po qeveria ndjek kritere të mafies.
Dënon edhe korrupsionin në rritje dhe rënien e Shqipërisë me disa vende, 11 vende brenda një viti në raportet e Transparency International.
Kërkon forcimin e transparencës.
Tani, të dashur miq dhe të dashur qytetarë.
Kemi denoncuar në dhjetëra herë si deputetë, qëndrimin, asgjësimin e ligjit të konfliktit të interesit.
Ligji i konfliktit të interesit, të dashur qytetarë dhe qytetare, është ligji themelor që ju mbron ju nga vjedhës, nga vjedhja e pushtetarëve, nga përdorimi i pushtetarëve të pushtetit për t’ju vjedhur ju, për të ndarë pasuritë me familjarët e tyre.
Tre herë i referohet raporti ligjit të konfliktit të interesit.
I cili është shuar. Edi Rama me dy vendime i jep hajdutit Olsi Rama, 38,000 m² tokë të privatit.
38,000, në shkelje të ligjeve, sepse ka qenë repart ushtarak dhe ligji detyron, në qoftë se ia ndërron destinacionin, automatikisht i kalon pronarit.
Jo ia kalon vëllait, jo pronarit, vllaçkos, që është një mafioz i dytë pas vëllait.
Edi Rama në 2017-ën bën vendimin e kunatit, Lindës.
Vendimin ‘Frangu’. Çfarë është vendimi ‘Frangu’? ‘Frangu’. Vendimi është ky.
Në qoftë se gjer në 2017-ën, të gjitha agjencitë, drejtoritë, ministritë, kudo, problemet që kishin me mirëmbajtjen apo me pajisjet apo me shtrirjen e rrjetit të kompjuterik, zhvillimit të mëtejshëm me high-tech-ut, ato kishin, vepronin nga autoriteti i tyre.
Dhe më rikujtohet që sot kishte kompani që absolutisht kontraktonin IBM-in. Kishte kompani që kontraktonin kompani të tjera të mëdha, kishte kompani, më falni, institucione, nuk kishte asnjë centralizim.
Në 2017-ën, me nxitje direkte të Linda, Lindës së Surrelit, Edi Rama lëshon, firmos vendimin që të gjitha prokurimet në fushën e IT-së do të bëhen nga AKSHI, sepse kështu donte Armand Frangu.
Dhe AKSHI bëhet një prokurues gjigand i qindra e qindra milionë euro, me procedura të fshehta, ku çdo përgmarrje është bërë që Armand Frangu të jetë fituesi i të gjitha tenderave.
Ky person, se jemi te konflikti i interesit, që s’duhet të vijë te pjesët e tenderave.
Ky person ka fituar qindra tendera me procedurë sekrete.
Ky person ka fituar qindra tendera me procedurë me prokurim direkte.
Dhe, cila është problemi më madhor? Ja, janë këtu disa, jo unë, të cilëve zyrtarë shumë të përgjegjshëm, shumë të informuar, të huaj, ju kanë thënë se kjo që ju dini për AKSHI-n është vetëm 10% e çështjes.
Është vetëm 10% e çështjes.
Dhe keni parë ju të bëjnë një emision për AKSHI-n? Kanë bërë, po se përmendin Lindën e Surrelit në mënyrë absolute, një herë të vetme.
Po që e kemi denoncuar me dhjetëra dhe qindra herë me të drejtë apo jo dhe kurrë me tendencë. E kemi bërë dhe në qoftë se e kemi bërë, e kemi bërë që të ndihmojmë dhe mediat, se shumë raste është mirë dhe është detyra jonë që edhe për t’i lehtësuar mediat në qëndrimet e tyre direkte, i t’i themi ne përpara, pastaj jua hapim rrugën gazetarëve.
Po të përmendin Lindën, asnjë. Nuk gjeni një. Të gjithë e dinë.
Të gjithë e dinë Armand Frangun.
Të gjithë e dinë dosjen që kam lexuar unë para publikut, regjistrimin e Geron Meçes, ku thotë se kompania ABC është e Armandit, jo e imja, dhe po është regjistruar formalisht tek unë.
Ku thotë se Linda e Surrelit përcakton tenderat.
Pra, jo më kot komisioni ka qëndruar fuqishëm tek respektimi i ligjit të konfliktit të interesit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :