Berisha: Raporti i PE është formulimi më ligjor dhe më i drejtë i farsës elektorale në Shqipëri!
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se, raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të qartë dhe të argumentuar mbi proceset zgjedhore në Shqipëri.
Ai theksoi se dokumenti evidenton probleme serioze që kanë cenuar standardet demokratike në vend.
Berisha: Meqenëse censura është ligji i medieve të kontrolluara nga qeveria, do kërkoj dhe mirëkuptimin tuaj që ta ekspozojnë pjesët kryesore të këtij raporti për publikun shqiptar, se përndryshe ky mbetet i fshehur.
Mediet e kontrolluara nga qeveria ose lexojnë çerek rreshti dhe bëjnë gjithçka për ta relativizuar, për ta interpretuar sipas oreksit të tyre dhe këto janë të papranueshme.
Raporti fillon që në hyrje me standardin europain.
Duke qenë se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet, thotë raporti, nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave në vend, vetëm miratimi formal i legjislacionit nuk shërben duke qenë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në çështje themelore, duke filluar me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve demokratike, duke qenë se cila e reformave të nevojshme të një vendi përcakton afatin kohor për anëtarësim.
Pra, raporti tregon se gënjeshtrat, lobingjet e korruptuara nuk pinë ujë.
Shqipëria duhet të performojë, duhet të zbatojë reformat, ligjet, Kushtetutën.
Lidhjet e qarta midis reformave dhe afatit kohor të anëtarësimit është bërthama ligjore dhe politike e të gjithë këtij dokumenti.
Një. Demokracia dhe reforma zgjedhore. Kuadri zgjedhor.
Të gjithë spekulantët, avoketërit e farsës elektorale që përdornin termin kompetitiv si një avantazh të madh, për të bërë avokatinë e farsës, bien në dëshpërim të thellë sepse teksti i raporti qartëson si drita e diellit.
Çfarë thotë?
Ndërsa Komisioni dhe OSBE/ODIHR e vlerësojnë kuadrin ligjor zgjedhor të Shqipërisë si përgjithësisht të përshtatshëm për zgjedhje kompetitive, pra kuadri ligjor lejon zgjedhje kompetitive, dhe jo se zgjedhjet ishin kompetitive, është një ridimensiom i fortë.
Sigurisht fjala kompetitive do të thotë shumë kandidatura, por ka edhe pjesën tjetër që në garë duhet të jesh i barabartë dhe pikërisht për këtë arsye është bërë një riformulim i kompetitivitetit.
Raporti identifikon dështime të vazhdueshme, fushë të pabarabartë loje, keqpërdorim të burimeve administrative që shuajnë linjën e ndarjes midis institucioneve shtetërore, e zbërthejnë fjalën shtet këtu, dhe zbërthejnë edhe fjalën parti, strukturave të partisë.
Pra ka një shkrirje midis institucioneve dhe strukturave të partisë në zgjedhje.
Financimi i partive politike. Pretendimet për blerje votash dhe presion mbi votuesit.
Me këtë, Komisioni i Jashtëm tregon se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri për këtë komision.
Dhe kërkon reforma për të forcuar kuadrin zgjedhor, duke përfshirë transparencën e financimit të fushatave, eksesin e barabartë në media.
Imagjinoni, 90 përqind të medieve të kontrolluara nga qeveria.
Garancitë kundër keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatimin efektiv të këtyre garancive.
Mendoj se ky është formulimi më ligjor, më i drejtë i farsës elektorale në Shqipëri.




