Berisha: Edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet!

Berisha: Edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, edhe Parlamenti Europian konstaton se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Berisha tha se, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet.

Berisha: Tani, pika 3, shënon ose konstaton se raporti i Komisionit dhe OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë është gjerësisht i përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive.
Ndonëse, rithekson shqetësimet e lidhura me fushën jo të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Kur shuhen linjat midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake, nuk ka më zgjedhje.
Prandaj, dhe unë u bëj thirrje qytetarëve, të realizojnë se këto tre fraza, këto tre rreshta, flasin për shqiptarët dhe mbarë botën se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Dhe ata që flasin, që sulmojnë opozitën, nuk bëjnë gjë tjetër veçse verbërisht mbështesin farsën ne organizuar nga qeveria.
Edhe njëherë, ky është raporti më serioz që bazohet në raportin e OSBE/ODIHR dhe të parlamentarëve të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet.
Dhe kanë qëndruar në tezën se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.
Zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë farsë dhe vetëm farsë.
Imagjinoni, në variantin klasik, zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në diktaturat totalitare, pa pluralizëm, por zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet janë ato që zhvillohen në autokracitë elektorale apo diktaturat autoritare, në të cilat shteti përdor çdo mjet për të rrëmbyer zgjedhjet, pra rikthen modelin e partisë-shtet.
U karakterizuan nga akuza për blerje vote.
Presione mbi votuesit.
Tani, jemi këtu. Përsëri për çdo qytetar, ditën e votimit në Durrës, një koleg i juaj, ç’është e vërteta i një medie që unë e kritikoj me pasion, se e meriton… Osman nuk e kam fjalën unë për Fanen, jo se më pe menjëherë, është BIRN, por kanë meritën e madhe se në Xhafzotaj, kur pa se xhelati i votave Elvis Doçi terrorizonte qytetarët, atë ditë patën guximin të shkruajnë se këtu votat po dikton organizata kriminale.
Pra, siç e shihni, mishërohen në këtë raport, të gjitha tezat themelore të farsës elektorale.
Dhe për rrjedhojë bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të vazhdojnë në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse reformën elektorale.
Ne jemi angazhuar për këtë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :