Bardhi: Vendimi i GJK do tregojë nëse Shqipëria funksionon si një republikë parlamentare, apo shtet i një partie…

Bardhi: Vendimi i GJK do tregojë nëse Shqipëria funksionon si një republikë parlamentare, apo shtet i një partie…

Gjykata Kushtetuese u shndërrua sot në arenën e një përplasjeje të fortë politike dhe juridike, ku opozita akuzoi mazhorancën parlamentare për bllokim të qëllimshëm të kontrollit parlamentar përmes refuzimit të komisioneve hetimore. Kreu i Grpit Parlamentar të PD Gazment Bardhi argumentoi se vendimi i gjykatës do të përcaktojë nëse Shqipëria funksionon si një republikë parlamentare ku respektohen të drejtat e pakicës, apo si një shtet me vullnetin e një partie të vetme.

Në qendër të argumentit ishte pretendimi se mazhoranca ka përdorur justifikime kontradiktore dhe të ndryshueshme për të rrëzuar kërkesat e opozitës. Sipas palës paditëse, në çdo fazë të procesit, nga Konferenca e Kryetarëve, në seancë plenare e deri te parashtrimet me shkrim në gjykatë, arsyet e refuzimit kanë ndryshuar vazhdimisht. “Sot e kësaj dite ne nuk e dimë arsyen pse na kanë refuzuar,” theksoi Bardhi gjatë séances në Gjykatën Kushteteuse, duke shtuar se prapa këtyre manovrave fshihet vetëm një arsye reale: “Vullneti politik për t’i mohuar opozitës kontrollin parlamentar”.

Gjatë seancës u bë edhe një dallim i qartë mes komisioneve të përhershme, të cilat janë organe ndihmëse të Kuvendit, dhe komisioneve hetimore, misioni ekskluziv i të cilave është kontrolli mbi pushtetin ekzekutiv. U theksua se detyra e një komisioni hetimor nuk është të kryejë hetime penale, pasi kjo është përgjegjësi e prokurorisë, por të verifikojë nëse autoritetet shtetërore kanë zbatuar apo shkelur ligjin, si dhe të propozojë përmirësime legjislative.

Gazmen Bardhi: Gjatë gjithë procesit parlamentar për të dyja komisionet, është vërejtur një fakt që nuk mohohet, sepse është në proces verbal. Ne na thuhet tjetër arsye në konferencën e kryetarëve, pra pse nuk miratohen kërkesat. Vihet në seancë, ne na thuhen të tjera arsye. Ne vijmë në Gjykatën Kushtetuese, sillen parashtrime me shkrim ku thuhen arsye të tjera. Ndërkohë që unë kam edhe një shkresë të kryetarit të Kuvendit vetëm disa ditë më përpara, që na thuhen arsye të tjera. Pra ne sot e kësaj dite nuk e dimë se kush është arsyeja pse, nuk e dimë, prej tyre, se ne e dimë. Arsyeja është vetëm një. Vullneti politik për t’i mohuar opozitës kontrollin parlamentar.

E nderuar, ju keni sot në shqyrtim dy kërkesa për komision hetimor. Por është fakt që një tjetër kërkesë për komision hetimor është në Gjykatën Kushtetuese. Në javën vijnë do sjellim dy kërkesa të tjera që janë rrëzuar në Kuvendin e Shqipërisë po për ngritjen e komisionit hetimor. Dua të dëshmoj përpara kësaj gjykate që ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për marrje informacioni. Prandaj ky gjykim sot nuk ka të bëjë thjesht do ngrihen apo jo dy komisione hetimore. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin, ne jemi një republikë parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, apo jemi një republikë me vullnet të një partie, ku nuk lejon ushtrimin e të drejtave nga pakica dhe ushtrimin prej saj të një roli të rëndësishëm që ka në një shoqëri demokratike. Kështu që përgjigjes tuaj i përgjigjem, nuk e dimë arsyen se na kanë dhënë, në çdo hallkë të këtij procesi na është dhënë nga një arsye e ndryshme. Në konferencën e kryetarëve na thanë keni shkruajtur në kërkesë këtë fjalën, duhet ta hiqni. E hoqëm fjalën, shkuam në seancë na thanë ndryshe, erdhëm këtu na thanë ndryshe. Kështu që nuk e dimë pse na kanë refuzuar.

Gjyqtarja e GJK: Ku ndryshon nga pikëpamja kushtetuese komisioni i përhershëm, që zgjidhet nga Kuvendi, komisioni i posaçëm dhe komisioni hetimor?

Gazment Bardhi: Komisioni i përhershëm dhe komisioni i posaçëm parlamentar janë organe ndihmëse të Kuvendit. Pra, kryejnë funksione që ndihmojnë seancën plenare, Kuvendin, 140 deputetët. Ndërkohë që funksioni i një komisioni hetimor ka të bëjë vetëm me një prej kompetencave që ushtron Kuvendi i Shqipërisë, që është kontrolli ndaj ekzekutivit. Dhe ky është mision ekskluziv vetëm i komisioneve hetimore. Nuk mundet, sigurisht, përmes mekanizmave, seancave dëgjimore e me radhë, ti ke mundësi dhe në komisionin e përhershëm, të thërrasësh për të kërkuar shpjegime për një çështje konkrete, por mbledhja e të dhënave, nxjerrja e rekomandimeve, propozimi për të ndërhyrë në legjislacion në vijim të hetimit që ke kryer, realizohet përmes një komisioni hetimor…

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!