Vendimi i Sadushit në shërbim të rilindasve!

Vendimi i Sadushit në shërbim të rilindasve!

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të shpallur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, duke e cilësuar atë si një hap që favorizon zyrtarët e korruptuar dhe dobëson luftën kundër korrupsionit në vend.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ky vendim rrezikon të krijojë lehtësira për individë të lidhur me pushtetin, duke vështirësuar punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në ndëshkimin e abuzimeve me fondet publike.

Sipas Këlliçit, Shqipëria nuk vuan nga masa të ashpra ndëshkimi, por nga mungesa e tyre dhe nga imuniteti që gëzojnë zyrtarët e lartë.

Postimi i plotë:

Vendimi i Sadushit në shërbim të rilindasve!

Vendimi i shpallur sot nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, ashtu siç e kemi paralajmëruar, sjell lehtësim për të korruptuarit e qeverisë, që janë në qeli ose drejt asaj rruge.

Ky vendim qartazi ua bën më të vështirë prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndëshkojnë ata që abuzojnë me taksat e qytetarëve dhe më të lehtë atyre që vjedhin.

I detyron të maten mirë, ta gjykojnë si mundësinë e fundit, atë të arrestit.

Edhe kur vepra është e rëndë, prokuroria dhe gjykata duhet të marrin parasysh karakterin, shkollimin, rrethanat e të akuzuarit.

Korrupsioni është vepër e rëndë, por Sadushi thotë të mos shkojë në burg i korruptuari nëse është djalë i mirë.

Pra krijohen kritere e premisa të reja për vendim, në favor të Veliaj, Balluku & Co.

Shqipëria sot vuan nga korrupsioni masiv, jo nga teprimi me ndëshkim. Vuan nga imuniteti dhe lehtësitë e ministrave e zyrtarëve, jo nga penalizimi.

Ky vendim i Kolegjeve të Bashkuara sot për fat të keq nuk i shërben vendit, por disa njerëzve me pushtet. Një arsye më shumë të bashkohemi me 8 maj kundër korrupsionit e padrejtësive.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :