Nuk ka surpriza/ Taktikë’ për lirimin e Veliajt?! Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për “arrestin në burg”pas thirrjes së Ramës

Nuk ka surpriza/ Taktikë’ për lirimin e Veliajt?! Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për “arrestin në burg”

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur ditën e sotme (4 maj) që të ndryshojnë pjesërisht praktikën unifikuese lidhur me caktimin e masave të sigurisë.

Pasi iu bind “urdhërit të Ramës” për të zbtutur masat e zyrtarëve të tij të arrestuar, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi pas vendimit se “arresti në burg” duhet të mbetet një masë përjashtimore dhe jo një praktikë e zakonshme. Për këtë arsye, gjykatat kanë tashmë detyrimin të shqyrtojnë në mënyrë reale dhe të argumentuar masat alternative më pak kufizuese, duke shpjeguar qartë pse ato nuk janë të përshtatshme në rastin konkret.

Në ndryshim nga qëndrimi i mëparshëm i vitit 2011, ku gjykata nuk kishte detyrimin të analizonte masat alternative, tashmë përcaktohet se kjo praktikë nuk është në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas vendimit të ri, çdo kufizim i lirisë personale duhet të mbështetet në një arsyetim konkret, të individualizuar dhe të verifikueshëm.

Kolegjet vendosën gjithashtu se vlerësimi i rrezikshmërisë nuk mund të bazohet vetëm në natyrën e veprës penale apo dënimin e parashikuar, por duhet të marrë në konsideratë elementë të tillë si personaliteti i personit, sjellja e tij, rrethanat e çështjes dhe të dhënat personale e familjare.

Vendimi i plotë

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale.

Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika gjyqësore kërkonte qartësim, saktësim, standardizim, ndryshim dhe zhvillim të mëtejshëm në mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të masës “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kolegjet orientojnë gjykatat drejt zbatimit të standardeve në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke ritheksuar se kufizimi më i rëndë i lirisë personale nuk mund të mbështetet në formulime të përgjithshme, por kërkon arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm.

Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:

Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.

Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.

Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.

Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtë dhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së. Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnë qëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisë personale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkret dhe proporcional.

Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se rekursi i prokurorisë nuk gjente mbështetje në ligj.

Taktikë për të liruar Veliajn?

Boldnews.al ka raportuar më parë se kjo ka qëllim lirimin nga paraburgimi të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i konsideruar si një ndër miqtë e ngushtë të kreut të Gjykatës së Lartë.

Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të vitit 2025 dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, “fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”, së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe disa sipërmarrës privatë.

Erion Veliaj ka dështuar të ri-fitojë lirinë në të tre shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe në Gjykatë e Lartë, e cila refuzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurimit në Korrik të vitit 2025.

Por, rrymat e brendshme në Partinë Socialiste, nxitën kryeministrin Edi Rama që të ndërmarrë një fushatë propagandistike për të ndryshuar qasjen e drejtësisë mbi ashpërsinë e masave të sigurimit.

Rama, njeriu që ka aplikuar më shumë se kushdo tjetër politikën “burg, burg” për qytetarët që arrestohen për vepra të lehta penale, tashmë është shndërruar në një “flamurtar” të shqetësimit mbi numrin e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri.

Ky “shqetësim” i Ramës u kap menjëherë në ajër nga Sadushi, i cili, megjithëse anëtar i Kolegjit Civil, u angazhua drejtëpërdrejtë dhe personalisht për ndryshimin e praktikës në fushën penale.

Qëllimi duket qartë se është lirimi nga paraburgimi i Erion Veliaj dhe të singjashmëve të tij. Mjeti për të arritur qëllimin është Begtash Zeneli nga Lezha, i cili, as në ëndrrat e tij më të shfrenuara, nuk mund ta ketë menduar se do të ishte kaq i rëndësishëm për politikën dhe drejtësinë e lartë shqiptare.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :