Duhet hetim i plotë’/ Kalaja: SPAK s’ka hetuar si duhet çështjen e gjyqtares Gjoka, ka shkelje procedurale

‘Duhet hetim i plotë’/ Kalaja: SPAK s’ka hetuar si duhet çështjen e gjyqtares Gjoka, ka shkelje procedurale

Avokatja Adriana Kalaja ka deklaruar se në çështjen gjyqësore në fjalë janë evidentuar një sërë problematikash procedurale dhe ligjore, duke ngritur akuza ndaj veprimeve të Prokurorisë dhe SPAK-ut. Sipas saj, provat për këtë çështje janë kërkuar më herët në Prokurori, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucione të tjera të drejtësisë, ndërsa thekson se SPAK nuk ka ushtruar kompetencat e plota në hetimin e rastit.

Kalaja tha se në dosje nuk është hetuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, pavarësisht se, sipas saj, ajo është kallëzuar nga pala kallëzuese.

Ajo ngre gjithashtu dyshime mbi mënyrën e administrimit të dokumentacionit dhe procedurave, duke përmendur edhe ekzistencën e një shkresë të kontestuar, e cila përmban elementë të dyshuar si të pasaktë apo të falsifikuar.

Avokatja shton se ka pasur komunikime aktive të një prej personave të përfshirë në çështje me SPAK-un, ndërkohë që nuk është ndjekur procedura standarde e thirrjes dhe regjistrimit si person nën hetim.

Në deklaratën e saj, Kalaja thekson gjithashtu se mungesa e paraqitjes së prokurorit në seanca dhe parregullsitë procedurale krijojnë, sipas saj, vështirësi në mbrojtjen e vendimmarrjes së organit të akuzës.

Ajo ngre shqetësime edhe mbi kompetencën e gjykatës që po shqyrton çështjen, duke argumentuar se ekziston konflikt interesi dhe duke kërkuar që dosja të kalojë në një gjykatë tjetër kompetente.

Sipas Kalasë, situata aktuale përbën një problem serioz ligjor që duhet të trajtohet në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale.

Deklarata e plotë:

“Në fakt ne këto prova i kemi kërkuar ne edhe në prokurori, edhe në Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk ishte detyra e SPAK-ut. Se ne për çështjet e caktuara lidhje me ushtrimin e detyrës së kësaj gjyqtares (të kriminalizuar tashmë) jo më kot i jemi drejtuar dhe Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe KLGJ-së.

Ndërkohë SPAK-u ka pasur një detyrë tjetër. Dhe ndryshimet ligjore në 2016-ën i kanë dhënë tagrin dhe legjitimitetin që SPAK-u vetë t’i drejtohej edhe institucioneve greke, por edhe të verifikonte në mënyr♪7 të thelluar të gjithë çështjen që ne i kemi depozituar faktet, provat dhe të gjitha këto në tërësi, jo vetëm krijojnë dyshime të arsyeshme, po ka bindje përtej dyshimit të arsyeshëm, që jemi përpara veprave penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë që nga ana e SPAK-ut, nuk është hetuar fare për shembull, vepra penale e shpërdorimit të detyrës që ne e kemi kallëzuar. Nga ana tjetër, ne kemi parë që ka komunikuar Irena me tre mbiemra në mënyrë aktive me SPAK-un, ndërkohë që SPAK-u nuk e kishte regjistruar. Pra, ka përplasje të dispozitave ligjore dhe me faktin në SPAK, që ne nuk mund ta telerojmë se është një shkelje shumë e rëndë.

Ajo ka çuar një memo dhe dy kërkesa dhe sipas dokumentacionit të SPAK-ut, është kërkuar nga vetë Irena Gjoka të merret në pyetje, që për mua ligji e ka të ndaluar për sa kohë që këta nuk e kishin Irenën me disa mbiemra as person nën hetim.

Pra, ajo pyetje që i bëmë sot gjyqtares, është për sa kohë që të gjithë personat që thrriten nga SPAK-u për të dhënë deklarime, ju i keni parë të kalojnë këtu? E kemi parë ndonjëherë Irenën të vijë këtu, të kalojë, të futet në SPAK, apo të bëhet me dije mediat që sot ne kemi thrritur Irena Gjokën për të dhënë deklarime.

Ka një problem shumë të rëndësishëm. Ne, me cilësinë e kallëzuesve, nuk u thërritëm asnjëherë. Dhe ajo që ne ngritëm pyetje përpara gjykatës, është që Irena Gjoka është futur nga shkallët e brendshme, nga hyrjet e brendshme dhe prandaj ne kishim kriterin bazë në këtë gjykim, shpalljen e moskompetencës.

Patjetër, kjo është dhe një problem shumë i madh, por të dytën herë rradhazi, prokurori nuk paraqitet në çështje, duke treguar katër sipërish që është në vështirësi objektive për ta mbrojtur atë vendimmarrje të pabazuar në prova dhe në ligj.

Vendimi ose shkresa që erdhi sot nga organi i akuzës, ku pretendohej që është bërë një gabim material lidhur me firmën e OPGJ-së, shkresa mban datën 25 mars. Ndërkohë dosja mua në dispozicion më është vënë me datë 5 prill. Pra, nga data 25 mars, nëse do ta merrshim të mirëqenë si një gabim material, minimalisht, kjo shkresë o do na vijej ne në dispozicion kur na u vu dosja, ose duhet të vinte me datë 21 prill, siç e dini që ishte dhe seanca e parë.

Fakti që shkresa bie sot në dispozicion të gjykatës dhe tonin, tregon që ky dokument është i falsifikuar dhe ne, në referim të dispozitave ligjore, i kemi kërkuar gjyqtares që të referojë kallëzim penal për këtë dokument të falsifikuar.

Pse? Sepse po bëjmë prapë një pyetje tjetër retorike. Për sa kohë që ne kemi kërkuar moskompetencën e kësaj gjykate, kush do ta hetojë Bledar Maksutin? Apo Altin Dumani do hetojë Bledar Maksutin? Kështu që ne jemi përpara një situate që me një vendim korrekt, me një vendim të bazuar në nenet e Kushtetutës, por dhe në Kodin e Procedurës Penale, si dhe në ligjin numër 95 të vitit 2016, kjo çështje duhet të gjykohet në një gjykatë që nuk ka konflikt interesi për shkak të detyrës që vazhdon të ushtrojë, në fakt, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, nga Irena’.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :