Ilir Meta: Më rrëmbyen se nuk pranova te largohesha
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se vite me parë kishte menduar që të tërhiqej përfundimisht nga politike, por zhvillimet e ndodhura si djegia e mandateve të deputetëve në vitin 2019 bënë që ai të qëndronte.
Në intervistën por “Opionin”, Meta tha se tashmë pas arrestimit është vendosur për të qenë aktiv në politike ndonëse është në paraburgim.
PYETJE: Duke qenë në izolim dhe nën gjykim, a keni hequr ju dorë nga politika aktive?
PËRGJIGJE: Unë e kisha një plan për t’u larguar nga politika, kur edhe pse me dilema, pranova të bëhem President i Republikës, e nëse nuk do kishin ndodhur çmendurira si komploti për djegien e mandateve dhe marrëzia si betimet te “Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ndoshta sot do të isha si ambasador në Danimarkën time të preferuar.
Ato që ndodhën e bënë të pashmangshëm rikthimin tim në politikën aktive atje ku mund të ndryshohen gjërat në themel.
Që ditën e parë të largimit nga detyra e Presidentit të Republikës, shpikën një “e-mail” nga SHBA, se gjoja unë kisha qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një palaçollëk që zgjati nja një vit duke përgojuar persona jopublikë.
Pastaj pasi zbuluan disa telefona të njerëzve pranë meje, u përpoqën që të largohesha vetë me të “mirë”.
Dhe meqënëse unë jo vetëm nuk u largova me të “mirë” dhe nuk u arratisa nga frika e letërporosive që vinin çdo ditë, i ranë shkurt dhe më rrëmbyen në 21 Tetor 2024.
Largimi im nga politika tani, për mua është vetë brektisja e Lirisë, e cila është në ADN-në time.
Ndaj jam më i vendosur se kurrë që të luftoj, jo thjesht për lirinë time, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë.




