Malltezi hedh poshtë pretendimet e Ballës: Në një kallëzim, 11 gënjeshtra!

Malltezi hedh poshtë pretendimet e Ballës: Në një kallëzim, 11 gënjeshtra!

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një nga të pandehurit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ka akuzuar ashpër Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, duke pretenduar se ky i fundit ka bërë 11 deklarata të rreme gjatë dëshmisë së tij nën betim në Gjykatën e Posaçme.

Në një deklaratë me gazetarët pas seancës gjyqësore, Malltezi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Ballës, duke i cilësuar si “gënjeshtra” dhe duke paraqitur dokumente që, sipas tij, vërtetonin të kundërtën

Në një kallëzim, 11 gënjeshtra. A mund të jetë i besueshëm?” pyeti retorikisht Malltezi, duke listuar disa nga pikat kryesore të kundërshtimit të tij. Sipas tij, pretendimi i Ballës se prona ka qenë e shpronësuar është i pavërtetë, duke cituar Fletoren Zyrtare. Ai gjithashtu kontestoi afatet kohore të përmendura nga ministri, duke deklaruar se procesi i kthimit të pronës zgjati 12 vjet dhe ai i privatizimit katër vjet, e jo gjashtë muaj siç u pretendua në dëshmi.

Një nga akuzat e ngritura nga Malltezi lidhet me mënyrën e mbledhjes së informacionit nga Taulant Balla. Ai pretendoi se Balla, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, ka përdorur institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, për të siguruar dosje të plota me të dhëna personale sensitive jo vetëm për familjen e tij, por edhe për familje të tjera pa asnjë lidhje me çështjen.

Duke e konsideruar të gjithë procesin si një “stisje politike”, Malltezi njoftoi se do të depozitojë sërish kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për dëshmi të rreme, si dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, pavarësisht se, sipas tij, dy kallëzime të mëparshme janë mbyllur nga prokuroria

11 gënjeshtrat e Taulantit. E para. Tha, prona ka qenë e shpronësuar. Është gënjeshtra komplet e Taulant Ballës, prona ka qenë e shpronësuar. Urdhëro ku keni dokumentin, Fletoren Zyrtare, që nuk ka qenë e shpronësuar dhe është gjynah që një deputet të gënjejë. Së dyti. Tha gënjeshtrën e dytë, ëh procesi i kryer në gjashtë muaj. Siç u kap në gënjeshtër në mënyrë të vazhdueshme aty dhe që vetë kishte marrë dokumentet, procesi i kthimit të pronës kishte zgjatur 12 vjet, nga ’95-a deri në 2007-ën. Ndërsa procesi i privatizimit ka zgjatur katër vjet, nga 2005-a deri në 2009-ën. Të gjitha këto, ky thotë janë bërë për gjashtë muaj. Imagjinohet çfarë mashtruesi ordiner. Së treti, gënjeu tha prona ka qenë në planin e përhapjes në 2007-ën. Urdhëro ku keni këtu dokumentin, plani i përhapjes i firmosur nga Alfred Moisiu. Nuk ka qenë as në 2004-ën. Pra kur gënjen për fakte publike kaq të rënda, do të thotë që është shumë keq, por duket që prokurorët e mbrojnë. Së katërti, gënjeu tha Maltezi ka pasur 144 m². U pyet. I tha, a ke përdorur ndonjëherë makinë llogaritëse? Sepse i ke dorëzuar vetë, që ka pasur 26.600 metra Begeja. Bëj pjesëtimin, nuk të del kaq, po të del tre-katërfish më tepër. Së pesti, gënjeu kur tha Maltezi ka marrë 5% nga pronarët. Ju ofrua mundësia të paraqiste dokumentin. Nuk ishte asnjë dokument. Thjesht gënjeu, tha e kam marrë nga burime mediatike. Së gjashti, gënjeu tha Maltezi ka marrë 60% të objekteve. Gënjeu.

Iu ofrua përsëri mundësia të thoshte, ku e bazon këtë? Që ka marrë 60%? Nuk ishte asnjë gjë. E kam me të dëgjuar. Së shtati, gënjeu dhe tha Maltezi ka bërë prej një viti presion Ministrisë së Mbrojtjes. Ju ofrua, i tha, po mirë, cili të ka thënë? Më thuaj një. Jo nga media e kam prapë. Pra, është një një person që të vjen gjynah. Por, kemi parasysh, kur ky thotë procesi ka mbaruar për gjashtë muaj, si qenka presioni një vjet? E teta që ishte gjë shumë e bukur, e tha vetë, tha, i kam lënë 10 detyra SPAK-ut për të bërë. Dhe me sa duket prokurorët e nënshtruar politikisht i kanë zbatuar me rregull porositë e Taulant Ballës. Së nënti, u pyet për deklaratën e tij që e ka dhënë publike, nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg. Nuk i dha përgjigje. Vuri duart në kokë, mbylli, nuk i dha përgjigje. Së dhjeti, gënjeu tha nuk kam depozituar shkresa kur kam bërë deklaratën. U kap aty në në gjyq që kishte bërë, kishte dhënë disa shkresa të cilat as nuk i kishte lexuar dhe kishte angazhuar studio të tjera ligjore duke shkelur ligjin, ndonëse ka, ka, është betuar për respektimin e ligjeve, duke i dhënë të dhënat personale studiove të tjera ligjore të kolegëve të tij. Së 11-ti, tha sërish sot, ndërtimet janë bërë me leje të Berishës. Ju ofrua mundësia që të shikonte ndërrimet e destinacionit 2004, 2006, 2008 të Edi Ramës. Bile dhe leja e ndërtimit e dhënë nga Edi Rama e 2007-ës. Por për këto bëri sikur nuk ekzistojnë. Tha, nuk kam qenë në dijeni. Kështu që në 11 gënjeshtra, pra një kallëzimi i Taulant Ballës, 11 gënjeshtra. A mund të jetë i besueshëm kur një kallëzim ka 11 gënjeshtra, nuk ka një e dy? Këtë jua lë vetë juve ta gjykoni.

Këtë e kam bërë dy herë deri tani. Dy herë prokuroria e ka mbyllur çështjen, për fat të keq. Por përsëri do t’i, do t’i përsëris. Do kemi seancën tjetër ku neve do të bëjmë prapësimet e të dyja palëve ndaj deklaratave të Taulant Ballës, të cilat thjesht nuk qëndrojnë. Kemi parasysh që disa nga ato ishin, ishin, bënin mu, që ishin gënjeshtra. Këto që thamë unë nuk janë pretendime thjesht të mia, këto janë fakte. Pra, që nuk ka qenë në planin e përhapjes, këtë e thotë dekreti i presidentit. Nuk ka pse të merret dëshmitari kur ke me shkrim e me vulë të presidentit. Që nuk ka qenë e shpronësuar, këtë e thotë Fletorja Zyrtare. Dhe Fletorja Zyrtare s’pyet për opinionet e mia apo të dikujt tjetër. Pa dyshim ne do e përsërisim sërish, kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës, natyrisht edhe ndaj Edi Ramës. Siç mund ta shikoni, edhe këtu ku e ka firmosur vetë, ka shënuar kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Edhe këtu kur Ministria e Mbrojtjes i jep dokumenta, i jep gjithë dosjen, duke përfshirë dhe të dhëna personale që nuk, janë të ndaluar me ligj që t’ia dhënë dikujt tjetër, thotë, kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pra çdo institucion është vënë në shërbim të kryetarit të Partisë Socialiste. Çfarë unë dua të them me këtë? E para që ka shkelur ligjin. Ka shkelur ligjin edhe të mbrojtjes së të dhënave personale, por edhe që kjo, e gjithë procesi është proces i stisur politik, siç mund ta, siç mund të dëshkohet.

Të dyja janë bashkë, sepse zoti Balla ka marrë këto të dhëna personale dhe ja ka çuar studios ligjore të Alket Hysenit. Pra edhe zoti Balla e ka shkelur, edhe këto institucione të cilat janë vendosur nën hyqmin e Taulant Ballës, jo me qejf, po me detyrë, se është partia mbi shtetin. Unë nuk e kam ngritur për veten time apo për personat e familjes time. Nuk e ngrej fare këtë çështje. Por aty janë të dhëna, numra personalë të personave që s’kanë asnjë lidhje. Të fiseve të tjera, duke përfshirë jo vetëm Begeja, Bekteshi, Vaqarri, Llagami, Ali Mehmeti, që të gjithë që janë. Këto janë të dhëna personale. Ligji e ndalon. Tani, këtu ligjin e kanë shkelur edhe institucionet shtetërore, sepse janë vënë në hyqmin e Taulant Ballës, po e ka shkelur dhe Taulant Balla duke ja dhënë Alket Hysenit. Neve, neve e kemi këtë, në rast se ju mund ta shikoni, e kemi H.A. Studio. E kemi nënvizuar që ky ka përdorur këtë studio për të gjitha. Fatkeqësisht, me sa ne kuptuam aty, fakti që Taulant Balla nuk tregonte dot asnjë dokument, asnjë provë, po thonte vetëm jam bazuar në vlerësimin tim dhe në burime mediatike gjatë gjithë kohës. Për fat të keq nuk tregoi dot një provë. Atëherë, ne besojmë që ky thjesht ja ka dhënë, ja ka nënkontraktuar studios së Alket Hysenit që të bënte një vlerësim a bënte ndonjë gjë për këtë. Dhe kjo është e paligjshme. Normalisht, as Taulant Balla nuk duhet të kishte të drejtë të merrte të dhënat personale të shtetasve, jo më t’ia binte në studiot e tjera në dispozicion.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :