Balla gënjen në gjykatë/ Avokati Skënderaj: Kam proceverbalin të nëshkruar nga SPAK dhe dëshmitari…

Balla gënjen në gjykatë/ Avokati Skënderaj: Kam proceverbalin të nëshkruar nga SPAK dhe dëshmitari…

Një tjetër dëshmi e rreme është bërë nga deputeti i PS-së, Taulant Balla, në seancën e sotme në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, ku ky i fundit është kapur gafil nga avokati Klodian Skënderaj.

Gjatë seancës pyetje-përgjigje, në një moment avokati Skënderaj i kërkon Ballës që të mos ndryshojë dëshminë, pasi e disponon procesverbalin të nëshkruar nga SPAK dhe dëshmitari.

Seanca pyetje-përgjigje në GJKKO:

Klodian Skënderaj: thatë se e kam bërë kallëzimin si deputet dhe shtetas. Në dijeni tuaj kallëzimin që keni nënshkruar, e keni bazuar në dokumentacion mbështetës? Keni bashkëngjitur dokument?

Balla: ça kam patur në dispozicion, e kam bashkëngjitur

Skënderaj: si i keni siguruar

Balla: një pjesë në rrugë zyrtare një pjesë nga qytetarët. 3 janë burimet, media, qytetarët, linja e posaçme e deputetit përmes shkresave

Skënderaj: si deputet ju ka ardhur ndonjë shkresë nga Ministria e Mbrojtjes që ia keni bashkëngjitur kallëzimit. Kjo është shkresa?

Balla: nuk më kujtohet, është 6 vite më parë, ndoshta po

Skënderaj: si u depozitua në prokurori kallëzimi?

Balla: me sa mbaj mend është depozituar dorazi

Skënderaj: shkresë përcjellëse e institucionit të kuvendit, sekretari i përgjthshëm ia ka depozituar si shkresë kallëzimi Prokurorisë së Posaçme

Balla: marrëdhënia e deputetëve me institucionet e drejtësisë kalon nga sekretari i përgjthshëm i kuvendit. Një nga djemtë e postës apo stafit të kuvendit

Skënderaj: pretendimet tuaja për falsifikim, i keni deppzituar me dokument konkret?

Balla: nga faktet e njohura botërisht personini kallëzuar përfituar nga funksionet.

Skënderaj: mbani mend që jeni shprehur se pronarët janë kompensuar nga italia fashiste dhe se kjo tokë është blerë nga shefqet vërlaci dhe jako mane?

Balla: i qëndroj asaj që kam thënë në kallëzim

Balla: vazhdoni

Elsa ulliri: ndaloni komentet, e vendos gjykata kur vazhdon ose jo

Balla: tregohuni e drejtë, edhe këta bënë tërë kohën komente

Skënderaj: sa herë keni dhënë shpjegime në prokurori

Balla: dy herë

Skënderaj: mbani mend nëse i keni bashkëngjitur deklarimeve dokumentacion

Balla: se mbaj mend

Skënderaj: ka një proceaverbal kur është paraqitur në prokurori. Mbani mend nëse kur keni ngritur pretendime se janë shpronësiar familjet, të keno patur dokumente konkrete

Balla: fakt publik dokument të ‘95 që ata janë shpronësuar

Skënderaj: pak më parë tha se skam depozituar dokumenta, paska depozituar. Nëse në këtë shkresë të drejt arkivave, keni parë element apo të dhënë të shpronësimot të familjes Begeja?

Balla: mund ta kem shkresën? Bazuar në këtë shkresë e bërë publike nga unë e siguruar nga unë, i referohemi aeroportit të tiranës, dhe vendimit të shpronësimit. Nuk është ky dokumenti, është dokument tjetër

Skënderaj: kam procesverbal të nënshkruar nga spak dhe dëshmitari. Nëse gënjen shkresa sdi ça të them.

Balla: nuk më kujtohet, në vlerësimin tim sështë kjo shkresa

Skënderaj: e dini çështë shpronësimi

Balla: si çdo qytetar tjetër, kur një pronë e privatit shkon për interes shtetëror

Skënderaj: e dini ç’ndodh me pronën kur aplikohet shpronësim i përkohshëm?

Balla: skam dijeni

Skënderaj: çfarë fakukteti keni mbaruar

Balla: shkenca politike

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :