Tatimet po u bëjnë presion bizneseve”, Teliti: U kërkojnë borxhet që janë falur me ligj

Tatimet po u bëjnë presion bizneseve”, Teliti: U kërkojnë borxhet që janë falur me ligj

Dorjan Teliti ka folur për klimën e biznesit në vend duke deklaruar se mungesa e zbatimit të “Paqes Fiskale” po shoqërohet me pasiguri dhe presion të shtuar nga administrata tatimore.

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, u shpreh se afatet për hyrjen në fuqi të kësaj nisme janë shtyrë vazhdimisht, duke cenuar besueshmërinë e institucioneve. Sipas tij, premtimet për përfundimin e procesit brenda janarit, më pas në shkurt e mars, nuk janë mbajtur, ndërsa tashmë afati është zhvendosur në fund të majit.

Teliti theksoi se bizneset po përballen me mungesë të theksuar sigurie juridike, pasi ligji ekziston, por aktet nënligjore nuk janë miratuar ende. Kjo situatë, sipas tij, i lë sipërmarrjet në paqartësi për rregullat që duhet të ndjekin.

Ai denoncoi gjithashtu sjelljen e administratës tatimore në terren, duke pretenduar se po ushtrohet presion i drejtpërdrejtë ndaj bizneseve.

Ne kishim afate kohore më parë për Paqen Fiskale dhe u shkelën. U tha brenda janarit do përfundojë gjithçka, pastaj thanë shkurt dhe mars. Tani jemi në fund të prillit dhe thonë afati është fundi i majit.

Klima e biznesit ka vuajtur nga mungesa e sigurisë juridike, të mos dish rregullat e lojës në fuqi. Ka hyrë ligji, por nuk kanë dalë aktet nënligjore.

Ndërkohë tatimet janë detyruar me ligj të trokasin te dera e biznesit dhunshëm siç bëjnë ata dhe kërkojnë borxhet që me ligj janë falur.

Në Shqipëri jemi në vendin që qeveris ligji apo Maliqi? Në Shqipëri fatkeqësisht, edhe pse kemi ligje shumë të bukura dhe të përafruara me ligjet e BE, ligji ka zero rëndësi.

Tatimorët që shkojnë te dera e biznesit dhe bëjnë presion atje. Ligji e thotë qartë, çfarë janë detyrime deri në vitin 2025 do falen.”- tha Teliti në News24.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :