Balliu: Tirana me çmime si në Milano, sepse pastrohen paratë e kr!mit dhe dr@gës

 

Balliu: Tirana me çmime si në Milano, sepse pastrohen paratë e krimit dhe drogës

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas raportit se në Tiranë çmimet apartamenteve janë njësoj si në Milano.

Balliu shprehet se në krahasim me Europën vendi ynë është e katërta në listë me çmimet më të larta të apartamenteve por jemi të fundit në kontinent sa i përket rrogave.

Sektori i ndërtimit është kthyer në një mekanizëm për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit, duke fryrë artificialisht çmimet…’, theksoi ai

Postimi:

Për apartamentet kemi çmimet e katërta më të larta në Europë, ndërsa për rrogat jemi të fundit në kontinent.

Kjo sepse sektori i ndërtimit është kthyer në një mekanizëm për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit, duke fryrë artificialisht çmimet dhe duke ua bërë të pamundur qytetarëve të zakonshëm blerjen e një banese.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :