Berisha: Ne kemi rrëzuar shpifjet antishqiptare të lobistëve të korruptuar të Ramës!
Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen me drejtuesit e degëve të PD së vendit, është shprehur se, Edi Rama e ka pengmarrja kulturë të tij, dhe ajo nuk është kulturë e shqiptarëve.
Berisha tha se, ne kemi rrëzuar shpifjet antishqiptare të lobistëve të korruptuar të Ramës!
Berisha: Ju duhet të dini një gjë, që këto aferat e Ballukut shkojnë miliarda.
Ato 6 dosje që janë marrë nga prokurorët, ishin 1.2 miliardë.
Por ajo absolutisht në çdo firmë që ka, ka një aferë të saj.
Ajo ka administruar 12 miliardë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Por duhet të themi se përkrah virulencës së krimit, në krye të të gjithave qëndron AKSHI, qëndron gropa e zezë e Edi Ramës, kopshti i Edi Ramës.
E theksova dhe para dy ditëve, ua them edhe ju këtu, AKSHI janë qindra e qindra milionë euro të plaçkitura nga kunati i Linda Ramës dhe të gjithë skenarët që keni dëguar ju të pengmarrjeve, kanë pasur vetëm një qëllim, që tenderat t’i fitojë Linda Rama me kunatin e saj, Armand Frangu.
Po është vetëm njëri aspekt kjo që po u them ju, aspekti tjetër është se janë fshirë dhe ndryshuar pronësi në mijëra e mijëra raste.
Se Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe nën udhëheqjen e Ramës ka shtrirë duart e tij të zeza në të gjithë materialin dixhital që ka pasur e-Albania apo institucionet e vendit.
Dhe më i çmuari natyrisht janë pronat.
Kanë dekodifikuar emailet e qytetarëve dhe pastaj kanë bërë transferta dhe zhdukjen, zhvendosjet e mijëra e mijëra pronave.
Sukses i madh është AKSHI, thoshte Edi Rama.
Dhe sot Edi Rama ka vendosur në drejtim të atij institucioni një delinkuent që ka marrë pjesë në këto operacione, në mënyrë që të ruajë kontrollin e plotë. Një Igli Tafaj.
Pra, Edi Rama mbron me çdo kusht të gjithë zotërimin mbi AKSHI-n.
Publikisht, pafytyrësisht e paraqet Mirlindën si të pafajshme, si të gjorë.
Çfarë u thotë shqiptarëve ky sot? Ky është i pafytyrë. Kur u thoshte ajo e ndershmja edhe apartamentin e ka me qira, në një kohë kur ajo ka vila dhe apartamente të blerë me paratë e vjedhura të qytetarëve shqiptarë.
Pse po i them këto?
I them këto për të mos pasur asnjë iluzion se sot është më keq se dje.
Se largimi i Ballukut nuk përbën kurrfarë arritje, përkundrazi përbën një përpjekje të Edi Ramës për t’u fshehur pas këtij akti për krimet e rënda që ka kryer.
Ndaj dhe PD ndodhet para një situate të jashtëzakonshme.
Anëtarët dhe mbështetësit e saj janë para një situatë të jashtëzakonshme dhe duhet t’i përgjigjen në mënyrë të jashtëzakonshme.
Duhet t’i përgjigjemi me kryengritje paqësore gjer në realizimin e qëllimit tonë.
Unë e kuptoj se janë jo të paktë ata që shtrojnë pyetjen: çfarë arritëm.
Me durim u shpjegohet se çfarë do të ndodhte po të mos ishim ngritur.
Ia dolëm që të hedhim poshtë shpifjen më antishqiptare që kisha dëgjuar ndonjëherë, lobimet korruptive të Edi Ramës në qendra shumë të rëndësishme vendimmarrje, deklaronin për të mbrojtur Edi Ramën, se imuniteti i Ballukut është interpretim shqiptar.
Dhe se kur qytetarët nuk ngrihen kundër, se ne nuk jemi qytetarë sipas këtyre racistëve, atëherë nuk ke çfarë t’i bësh korrupsionit.
Nuk ka faj Edi Rama që vjedh.
Duhet të vjedhë Edi Rama meqë qytetarët nuk ngrihen.
Logjikë e tillë.
E para njëherë, ju jeni këtu dhe shqiptarët e dinë se në vitin 2009, 2010, 2011 janë kërkuar imunitete ministrash, zëvendësministrash dhe askujt nuk i ka shkuar kurrë ndërmend për t’i bllokuar ato.
Janë dorëzuar pa u hequr nga parlamenti.
Kurse tani që bllokohen, tani duan të na paraqesin si interpretim.
Dhe e bëjnë këtë lobistë të korruptuar nga Edi Rama.
Por fatmirësisht janë të shumtë miqtë e Shqipërisë që nuk e pranojnë një logjikë të tillë.
Ose për AKSHI-n, që qenka kulturë shqiptare kjo pengmarrja. Ka turp më të madh?
Në memorien 34-vjeçare unë mbaj mend vetëm një biznesmen të marrë peng. Dhe po të marrësh çdo vend tjetër e ka një biznesmen të marrë peng.
Por nuk është kulturë shqiptare pengmarrja.
Në një kohë kur sipërmarrja shtetërore e ka të paktën tre të deklaruara gjer tani të marrë peng.
Pengmarrja është kulturë e Edi Ramës dhe jo e shqiptarëve.
Por lobistët e paraqesin se qenka kulturë e jona.




