Meta gjykim në kafazin e xhamtë/ Gjokutaj: Denigruese! Prezenca e medias i sjell dëm politikës

Meta gjykim në kafazin e xhamtë/ Gjokutaj: Denigruese! Prezenca e medias i sjell dëm politikës

Në gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi sot gjyqi në themel ndaj Ilir Metës.

Për avokatin Genc Gjokutaj mbajtja e ish- presidentit të Republikës Ilir Meta në një kafaz xhami është praktikë si denigruese dhe në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë

I ftuar në studion e ‘Task Force’ Gjokutaj nënvizoi se vendosja e jë të pandehuri, aq më tepër një ish-kryetar shteti pa rrezikshmëri shoqërore, brenda një kafazi xhami është një praktikë e dënuar edhe nga Gjykata e Strasburgut.

Ai theksoi se kjo masë cënon rëndë dinjitetin njerëzor, por edhe aspektin praktik të mbrojtjes e bën të pamundur një mbrojtje efektive.

“Për dijeninë tuaj ka një praktikë të Strasburgut, i cili e quan shumë denigrues futjen e një njeriu, për më tepër persona si zoti Meta e të tjerë që nuk përbëjnë asnjë, rrezikshmëri shoqërore. Ajo cënon jo vetëm, jo vetëm nga ana e dinjitetit njerëzor, po ajo cënon diskrecionin dhe konfidencialitetin e mbrojtjes me të përfaqësuarin. As terroristët e Banjskës nuk i lanë në kafaz”

Një tjetër pikë kritike e ngritur nga Gjokutaj ishte dhe ajo e paraburgimit të zgjatur të zotit Meta duke u shndërruar në një sanksion penal de facto, e shkelur prezumimin e pafajësisë. Ai shton se një paraburgim i gjatë mund të vendosë presion mbi gjykatësit për të dhënë një dënim, qoftë edhe vetëm për të justifikuar kohën që i pandehuri ka kaluar në qeli.

“Shkon në kundërshtim me principin e drejtësisë. Pra e prezumimit të pafajësisë. Paraburgimi shkon dy vjet, po dy vjet ditë më ditë, i thonë tre vjet burg. Dhe gjykatësit shpeshherë edhe në gjykim pa prova, kur kanë qenë të bindur për pafajësinë kanë dhënë kohën e paraburgimit vetëm justifikojnë burgun. E kupton? Që të mos dali se prokuroria ka shkelur ligjin”

Lidhur me përjashtimin e medias nga salla e gjyqit, avokati argumentoi se kjo nuk i shërben drejtësisë, por politikës. “Prezenca e medias në sallë i sjell dëm politikës, jo gjykatës apo prokurorit,” tha ai, duke lënë të kuptohet se mbyllja e dyerve synon të fshehë nga opinioni publik çështjet e montuara politikisht dhe që kanë nisur mbi interesa politike.

“Prezenca e medias në sallë i sjell dëm politikës. Çështjet e montuara politikisht dhe kanë filluar mbi interes politik nuk I intereson pushtetit që atje të dëgjohen me zë e figurë. Kemi rastin e zotit Berisha, prokuroria ‘ka mbajtur violinën’ se Berisha ka ndryshuar destinacionin ndërkohë që të gjitha firmët janë të Edi Ramës. Prandaj I kemi bërë konferencat publike se jemi të detyruar të nxjerrim publikisht dokumentet sepse prokurorët tanë gënjejnë ditën për diell. Vetëm me zë e figurë opinion public e merr vesh si është e vërteta. Duhet dëgjuar ligjëratë të drejtë çfarë thotë i pandehuri, avokati, eksperti etj etj.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :