Trajtimi i Ilir Metës nga drejtësia, Bushati: Prova e gjallë se jetojmë në një regjim

Trajtimi i Ilir Metës nga drejtësia, Bushati: Prova e gjallë se jetojmë në një regjim

Çështja e ish-presidentit Ilir Meta dhe trajtimi i tij nga organet e drejtësisë, për jursiten Endira Bushati shihet si një dëshmi e gjendjes së sundimit të ligjit në vend.

E ftuar në emisionin \Task Force’ në Syri Tv, Buashti u shpreh se pamjet e arrestimit dhe mënyra se si po trajtohet Meta janë “prova e gjallë” se Shqipëria funksionon si një regjim dhe jo si një sistem ku respektohen të drejtat dhe liritë themelore.

Sipas saj, rasti i Metës, i cili ka mbajtur postet më të larta shtetërore, përfshirë atë të Presidentit dhe Kryeministrit, tregon për një problem serioz me sistemin.

Kur një figure të tillë i rezervohet ky trajtim, imagjinoni se për çfarë sundimi ligji apo respektimi të drejtash bëhet fjalë për qytetarët e thjeshtë,” u shpreh ajo, ku teksa iu referuar parimeve juridike, Bushati theksoi se niveli i respektimit të të drejtave të njeriut në një shoqëri, matet me mënyrën se si ajo i trajton të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Rasti Meta, shtoi ndër të tjera Bushati, ngre dyshime të forta mbi zbatimin universal të parimeve të drejtësisë.

Këto ditë dëgjova lajmin që në bazë të vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë më duket ktheu për gjykim çështjen e Thoma Gëllçit. Në çështjen Meta, kuptohet që është aspekti juridik, që avokati foli, është aspekti politik, por unë le të të shpreh një ndjesi, sot kur pashë zotin Meta pas rreth një viti e gjysmë, nuk më duk, m’u duk si fotografia në fakt edhe prova e gjallë e dëshmisë që ne në fakt jetojmë në një regjim.

Ne nuk bëjmë fjalë në një sistem ku respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në literaturën juridike shpesh ka një thënie që në qoftë se do të masësh nivelin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në shoqëri do shohesh si ajo shoqëri i trajton të burgosurit apo të të të të paraburgosurit në këtë rast, në këtë rast.

Dhe në rastin e Ilir Metës, qysh nga momenti i arrestimit, pra i asaj pamjes së rrëmbimit, që s’ishte normale, dhe deri tek dita e sotme, mund të thuash që me plot gojë që kur një presidenti, kryeministri siç është Ilir Meta pra që i ka konsumuar të gjithë postet më të larta në këtë republikë, i rezervohet ky trajtim, imagjinoni se për çfarë sundim ligji apo respektim të drejtash flasim.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :