Procesi i ish-presidentit, Nuri: Kafazet me xham pengojnë mbrojtjen efektive në gjykatë
Juristi Franc Nuri, njëkohësisht Drejtues i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, ishte i ftuar në Edicionin ‘Ora 16’ në SYRI TV, ku foli mbi kushtet në të u paraqit sot ish-presidenti Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme.
Nurit, i pandehur duhet të ketë të njëjtat kushte komunikimi si pala përballë, në mënyrë që të garantohet një proces i drejtë. Ai theksoi se përdorimi i dhomave me xham apo të ashtuquajturave ‘kafaze’ vështirëson ndjeshëm komunikimin me avokatin mbrojtës.
Komunikimi normal me avokatin është thelbësor. Në këto kushte, ai bëhet i vështirë, si për t’u dëgjuar, ashtu edhe për t’u konsultuar në mënyrë konfidenciale,’ u shpreh Nuri, duke shtuar se marrëdhënia avokat–klient kërkon privatësi për të ndërtuar strategjinë e mbrojtjes.
Duke komentuar situatën e ish-presidentit Ilir Meta, ku sipas tij u pa qartë se komunikimi në sallë nuk ishte i lehtë. Nuri argumentoi se mungesa e kushteve teknike dhe fizike të përshtatshme cenon drejtpërdrejt të drejtën për mbrojtje efektive.
‘Unë mendoj që po, duhet të ishte personi i akuzuar, i pandehur, do të duhet që të ishte në të njëjtat kushte, sikundër mund të jetë edhe pala përballë, që është organi i prokurorisë. Pra, do të duhet që ai të kishte një komunikim normal me avokatin e tij.
Duhet thënë se me këto po themi, kafazet apo po themi me dhomat me xham ku është e vështirë komunikimi. Nuk është kaq i lehtë komunikimi me avokatin. Juve e patë dhe në video, publiku e pa në videot që u transmetuan, nuk ishte e lehtë dhe për të dëgjuar se çfarë thoshte Ilir Meta, po marrim rastin e sotëm po cilido qoftë në atë lloj pozicioni, është e vështirë që të komunikojë.
Është e vështirë të komunikojë, nuk janë mjetet teknike do të thosha të duhura që dhe ai mund të flasi lirisht, apo dhe qoftë dhe të konsultohet me avokatin, sepse është dhe ajo marrëdhënia e konfidenciale midis avokatit dhe klientit. Nuk është çdo gjë duhet të jetë transparente aty kur, edhe publike kur flet pikërisht i pandehur me avokatin e tij mbrojtës, sepse mund të kanë dhe strategjinë e tyre të mbrojtjes e të tjerë e të tjerë dhe duhet të jenë afër për të komunikuar me njëri-tjetrin, pa e dëgjuar detyrimisht të gjithë.
Kështu që kjo është një pozitë e vështirë, nuk është një pozitë e lehtë. Në shumë gjykata në Shqipëri nuk i ke fare këto lloj masash, sepse varet nga infrastruktura që ka secila gjykatë. Gjykata e posaçme në këtë rast ka bërë dhe një modernizim përpara disa muajsh duke bërë një investim le të themi në ambiente, duke i rinovuar ambientet dhe duke i përgatitur salla moderne.
Megjithatë, ka zgjedhur ato dhomat me xham me një hapësirë të vogël ku mund të komunikohet aq sa mund të dëgjohet, por unë mendoj që prapë nuk janë kushtet optimale.
Kur nuk ka rrezikshmëri personale, personi, personi i pandehur në këtë rast, i akuzuar që paraqitet në gjykatë, siç është rasti i zotit Meta. Kur nuk ka rrezik që dikush ta sulmojë atë e të tjerë e të tjerë. Atëherë nuk ka asnjë gjë të keqe që të jetë aty prezent dhe të rrijë dhe një ë oficer i policisë së burgjeve prezent për mbikëqyrje, s’ka asnjë gjë, asnjë gjë të keqe.
Në dijeninë time, në gjykata të tjera të Shqipërisë ka pasur raste që persona për çështje penale, për mungesë sallash, mund t’i kenë gjykuar dhe në salla të zakonshme. Kanë ndenjur në këmbë para trupës gjykuese, i shoqëruar nga një polic i burgjeve dhe kaq.
Nuk është një praktikë që është e normuar, do të thosha unë në dijeninë time dhe të jetë e gdhendur ë në mermer dhe të mos ndryshojë. Varet shumë nga infrastruktura e secilës gjykatë, por në përgjithësi, në parim do të isha që për sa kohë personat e pandehur nuk janë aty për vepra të rrezikshme ndaj jetës dhe shëndetit, pra nuk bëhet fjalë për banda të armatosura, nuk bëhet fjalë për grupe të rrezikshme kriminale e të tjerë e të tjerë, nuk shoh se çfarë rreziku ka t’i mbash të izoluar dhe t’i vësh në një, nuk është vetëm pozita që i vë në një pozitë disi më të ulët.
Unë mendoj që është më tepër problemi i komunikimit me avokatin e mbrojtjes. Pra ti nuk i lejon një mbrojtje efektive. Se tek e fundit, pozita apo jo, kjo është një gjë që ha debat. Pra, jam një shkallë më poshtë në perceptim apo jo, sepse jam këtu i izoluar. Unë mendoj që problemi është me avokatin më tepër sepse nuk ka komunikim.
Nuk ka komunikim le të thosha të afërt, që të konsultohen aty për aty për strategjinë e pyetje-përgjigjeve, apo për strategjinë që do ndjekin gjatë gjykimit. Sepse do të duhet, nuk është praktike, domethënë të kthehesh, nuk komunikon dot mirë e të tjerë e të tjerë. Pra mendoj që kjo është pengesa më e madhe, në vlerësimin tim gjithmonë si, në këndvështrimin tim gjithmonë si avokat’, tha Franc Nuri në SYRI TV.




