Meta në kafaz si terrorist’, Avokati Cakrani: Drejtësi e Sorosit, më keq se në kohën e Enverit

Meta në kafaz si terrorist’, Avokati Cakrani: Drejtësi e Sorosit, më keq se në kohën e Enverit

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) është shoqëruar me tensione dhe akuza të forta nga mbrojtja ligjore. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka kundërshtuar ashpër vendimin e trupit gjykues për ta mbajtur ish-kreun e shtetit të izoluar në një kafaz qelqi gjatë zhvillimit të procesit, duke e cilësuar këtë si një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe një praktikë që cenon një gjykim të drejtë.

Në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, Cakrani zbuloi se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij që Meta të ulej në krah të avokatit, duke argumentuar se ky vendim bazohet në precedentin e një terroristi maroken, i cili kishte vrarë 134 persona. Sipas avokatit, ky krahasim është skandaloz dhe tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë shqiptare.

Avokati shkoi më tej në akuza, duke e krahasuar situatën aktuale me periudhën e diktaturës komuniste. Sipas tij, as në kohën e Enver Hoxhës, të pandehurit nuk gjykoheshin të izoluar në kafaze, por uleshin pranë avokatëve të tyre, duke përmendur rastet e Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës e deri te Kadri Hazbiu. “Nuk keni avancuar asnjë hap para. Pra, nuk u krahasuat as me gjykatat e Enver Hoxhës. E kuptoni çfarë turpi po ndodh në këtë republikë?” shtoi ai.

Cakrani bëri të ditur se për këtë çështje i është drejtuar me një shkresë Komitetit të Helsinkit, ambasadave të SHBA-së dhe BE-së, si dhe OSBE-së, duke u kërkuar atyre të gjejnë qoftë edhe një rast të vetëm në vendet e tyre ku një zyrtar i lartë gjykohet në këtë mënyrë. Ai akuzoi institucionet e drejtësisë si “terroriste dhe ndëshkimore” dhe jo institucione që japin drejtësi, duke pretenduar se Komiteti i Helsinkit i ka kthyer përgjigje se Meta nuk duhet të mbahet i mbyllur në kafaz.

Arnold Kariqi: Është mbajtur në GJKKO ditën e sotme seanca e parë e gjyqit në themel për ish-presidentin Ilir Meta, i cili mori pjesë në seancë. Unë kam në këto momente pikërisht avokatin e tij, zotin Kujtim Cakrani, në lidhje të drejtpërdrejtë. Sërish u vijua ditën e sotme me debatin që nuk po lejohen mediat të marrin pjesë në këtë seancë. Pikë së pari u lejuan vetëm në pjesën e fillimit. Përpos saj, Meta u mbajt sërish në kafazin e hekurt, çka është kundërshtuar rreptësisht nga ana juaj. Çfarë ndodhi ditën e sotme?

Kujtim Cakrani: Atëherë, sot, siç ishit dhe ju i informuar dhe u prezantua dhe në media, nisi procesi gjyqësor në themel i çështjes së presidentit, zotit Meta.

Unë paraqita në Gjykatën e Posaçme një kërkesë padyshim të bazuar në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por kjo shoqëruar edhe me disa vendime të Gjykatës Evropiane, që zoti Meta mos të paraqitej përpara Gjykatës dhe përpara publikut në kafazin e qelqtë, sepse aty dikur ka qenë me hekur, apo tashmë ka ndryshuar materien e ka bërë me qelq, dhe ai të ulej aty përpara, në krah të avokatit të tij dhe ai të ishte i barabartë përpara gjykatës, ashtu siç është prokurori e kështu me radhë. Ishte një kërkesë e cila padyshim që ne e dinim që do rrëzohej nga gjykata, sepse e kishim bërë këtë kërkesë, të njëjtën kërkesë edhe në seancën paraprake gjyqtares Irena Gjoka dhe ajo përsëri e refuzoi me të njëjtin arsyetim.

Ne kërkesën tonë nuk ja kemi çuar vetëm gjykatës, po ja kemi çuar edhe Komitetit të Helsinkit. Ja kemi dërguar edhe ambasadës së Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ja kemi dërguar OSBE-së dhe të gjithë trupit diplomatik në Shqipëri. Dhe i kemi kërkuar këtyre zotërinjve të gjithë që na bënë ne reformën në drejtësi dhe na e paraqesin ne reformën në drejtësi si arritje e madhe e shqiptarëve e kështu me radhë. Unë si avokat, thjesht ju kam kërkuar, nëse në vendin tuaj, në vendet që ju përfaqësoni, në të gjithë zonën Shengen të BE-së apo në SHBA, më gjeni një rast si precedent që presidenti i Republikës apo kushdo zyrtar i lartë i vendit tuaj merret në përgjegjësi penale, arrestohet dhe mbahet dhe gjykohet në kafazin me qelq.

Arnold Kariqi: Cila është arsyeja, si e argumenton?

Kujtim Cakrani: Unë e dija që do ta rrëzonte gjykata dhe i parapriva edhe përgjigjes së gjykatës, ku i referohet një vendimi të Gjykatës së franceze dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përsa i përket një terroristi maroken, një terroristi i cili ka vrarë 134 persona dhe ai nuk u lejua që të paraqitej përpara trupit gjykues në krah të avokatit, por i mbyllur në një kafaz qelqi. Dhe gjykata jonë, për turpin e saj, iu referua terroristit maroken dhe nuk iu referua mënyrës se si u trajtua, u gjykua dhe u mbajt zoti Sarkozi. Iu referua terroristit dhe jo presidentit të Francës. Dhe kjo, është arsyeja e vetme pse sot po qëndron në paraburgim presidenti, zoti Meta. Pra, të krahasosh presidentin me një terrorist që ka vrarë 134 persona. Ja këtë mund ta bënte vetëm gjykata, gjykata e Sorosit aty…

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :