Petrit Vasili: Talebanizmi i drejtesise se “re” ja kaloi edhe diktatures, turpi i mbulofte!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur në seancën e sotme gjyqësore para kamerave, i shoqëruar nga një punonjës policie dhe i vendosur brenda një kafazi xhami në sallën e gjyqit.
Më herët, Meta kishte kërkuar pranë Gjykatës që të qëndronte pranë avokatit të tij gjatë zhvillimit të seancës, por kjo kërkesë është refuzuar nga trupa gjykuese.
Lidhur me këtë situatë, ish-deputeti Petrit Vasili reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale, duke e cilësuar vendimin si “talebanizëm të drejtësisë së re”, madje duke shtuar se “ia ka kaluar edhe diktaturës”.
Në reagimin e tij, Vasili solli në vëmendje disa procese gjyqësore historike në Shqipëri, duke përmendur gjyqet ndaj figurave të larta shtetërore si Fatos Nano, Ramiz Alia, Adil Çarçani dhe Hekuran Isai, si dhe ndaj Nexhmije Hoxha, duke theksuar se ato janë zhvilluar në kushte normale, pa masa të tilla sigurie.
Ai gjithashtu përmendi edhe gjyqet gjatë periudhës së diktaturës ndaj Kadri Hazbiu, Beqir Balluku dhe Abdyl Këllezi, të cilat sipas tij janë zhvilluar pa përdorimin e kafazeve apo pengesave fizike.
Sipas Vasilit, pas më shumë se tre dekadash, drejtësia shqiptare është degraduar dhe po aplikon standarde që, sipas tij, tejkalojnë edhe praktikat e së kaluarës. Ai ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe etikën e këtij trajtimi, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të të drejtave dhe standardeve ndërkombëtare.
Postimi i Vasilit:
Tre gjyqe ndaj personaliteteve me te larta te vendit,
▪️ndaj Kryeministrit Nano,
▪️ndaj Presidentit Ramiz Alia, Kryeministrit Adil Carcani, Ministrit te Brendshem Hekuran Isai etj,
▪️ndaj Nexhmije Hoxhes
dhe te gjitha jane zhvilluar ne salle ne kushte normale.
Edhe gjyqet ne kohen e diktatures ndaj Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut, Abdyl Kellezit jane zhvilluar ne salle pa kafaz dhe pa asnje pengese.
Pas 35 vjetesh Drejtesia shqiptare e degraduar ne menyren me mjerane, e kapur dhe e kthyer ne rrecken e rilindjes ja kalon edhe diktatures dhe gjykon Presidentin Meta te mbyllur ne kafaz.
Po ku ekziston nje turp i tille.
Perse kjo shkelje e tmerrshme e cdo ligji, e cdo konvente dhe e cdo precendenti.
Perse ky trajtim kriminal antinjerezor nga nje drejtesi qe fal kriminelet dhe mbulon vjedhjet miliardere
Po si mundet te vazhdoje nje talebanizem i tille ne sallat e gjykatave shqiptare.




