Meta gjykohet në kafaz…’/ Blushi: Gjykata e Lanës nuk arrin të garantojë standardet e gjykatave 30 vite më parë
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, u shpreh jashtë ambienteve të GJKKO pas përfundimit të seancës ndaj Ilir Metës, se ky proces gjyqësor është politik.
Sipas tij, sot kemi një gjykatë që nuk arrin të garantojë standardet e gjykatave të 30 viteve më parë, ndërsa solli edhe shembuj konkrete.
Tedi Blushi: Ky është niveli i gjykatës. Së pari, besoj është e papranueshme fakti që mediat u nxorën jashtë. Jemi në vitin 2026. Dhe kemi një gjykatë që nuk arrin të garantojë standartet e gjykatave të 30 viteve më parë. Ju kërkuat prova dhe kërkuat precedent. Fatos Nano në gjyq, u transmetua live dhe nuk ishte në kafaz qelqi. Të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, gjyqi i Nurembergut, persona me rrezikshmëri të lartë botërore, nuk ishin në kafaz qelqi. Doni shembuj të tjerë?
Të dënuarit për vrasjen e liderit të demokracisë, Azem Hajdarit, nuk ishin në kafaz qelqi. Keni gjyqet e bllokmenëve, Aranit Çelën, Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, asnjë prej tyre nuk ishte në kafaz qelqi. Keni gjyqin e 2 prillit, masakrën e 2 prillit. Pra, persona që kanë qenë të akuzuar për krime kundër njerëzimit, asnjë prej tyre nuk ka qenë në kafaz qelqi.
Por sigurisht, një gjykatë e Lanës, të tilla standarte mund të garantojë, një gjykatë që ka frikë nga mediat. Edhe gjyqet e Enver Hoxhës, kush nuk i mban mend mund t’i shohë në YouTube, atëherë nuk kishte media, por ama vendoseshin megafonë për t’i dëgjuar të gjithë, apo jo, se çfarë ndodhte në gjyq. Tani mediat në 2026-ën, në një gjyq fund e krye dhe në një proces fund e krye politik, sigurisht që bunkerizimi i këtij procesi, a mund të ketë një proces të bunkerizuar pa media? Më thoni ju mua.
Ku edhe deputetëve ju hiqen celularët dhe gazetarët rrinë me celularë në sallë. A është gjyq publik? Nuk është rregull i gjykatës i dashur, kur ne, një gjykatë e vitit 2026 nuk garanton as standartet e gjykatave shqiptare të 30 viteve më parë. 2 prillin, gjyqin e bllokmenëve, vrasjen të, të dënuar për vrasje, janë të dënuar sot me burgim të përjetshëm, seancat janë transmetuar live. Dhe të, dhe të akuzuarit kishin mundësi të mos ishin në kafaz hekuri. Por sigurisht një gjykatë me këtë nivel gjykatësish, këta janë gjykatësit e Lanës. I ka paralajmëruar zoti Meta katër vite më parë, zoti… nivelin e gjykatësve të Lana, të cilët sot nuk garantojnë as transmetimin live.




