Takimi me zyrtarin e CDU, Berisha: Do intensifikojmë bashkëpunimin, integrimi në BE të bazohet në merita
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, pas takimit me zyrtarin gjerman, Dr. Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag.
Në fjaën e tij, Berisha theksoi se Partia Demokratike do intensifikojë bashkëpunimin me partnerët, si dhe kërkoi që integrimi në BE duhet të jetë një proces i bazuar në merita.
Berisha: Zyrtarët e Bundestagut janë miq të shkëlqyer të cilët i kanë dhënë një ndihmë të çmuar në opozitë dhe në qeveri, në kohëra të mira dhe në kohëra të vështira, Partisë Demokratike.
Diskutuam gjerësisht për këtë bashkëpunim dhe e njoha mikun e çmuar me të gjitha zhvillimet në Shqipëri.
Me shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale nga Edi Rrama, në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu.
Në rolin e jashtëzakonshëm të dreogës ku informova në Shqipëri, në dallim nga Gjeorgjia dhe Bjellorusia, nuk është rusi Big Brother, siç është atje, por Big Brother këtu është droga, dhe Big Brother janë klanet e drgoës të lidhura me kreun e Meduzës, që është Edi Rama.
Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqpipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë.
Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE.
Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë.
Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën.
Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri.




