Berisha: Në 8 maj të ngrihemi fuqishëm kundër murit që Rama ka ngritur me mafian e fjalës së lirë!

Berisha: Në 8 maj të ngrihemi fuqishëm kundër murit që Rama ka ngritur me mafian e fjalës së lirë!

Në përfundim të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i opozitës, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen në protestën e 8 majit, duke e cilësuar atë si një reagim të domosdoshëm kundër asaj që ai e quan “mur i propagandës dhe mashtrimit” i ngritur nga qeveria, si dhe një akt në mbrojtje të votës së lirë, demokracisë dhe interesit publik në vend.

Berisha: Ju falënderoj shumë për pyetjet që bëtë, të gjithëve. Shpresoj keni bërë pyetje shumë thelbësore, shumë të mira. Dhe shpresoj që me përgjigjet e mia të kem sqaruar pikëpyetjet tuaja.

Por, e mbyll këtë bisedë me ju me thirrjen më të sinqertë, të ngrihemi fuqishëm në protestën tonë të datës 8 maj. Por para së gjithash, të ngrihemi fuqishëm mbi murin e propagandës së mashtrimit, trillimit, që Edi Rama ka montuar me mafien e fjalës së lirë. Mos harroni, të dashur qytetarë, se sot kjo mafie 24 orë mbi 24 orë, shtatë ditë në javë, fillon dhe mbaron gjithçka për t’u mashtruar ju, gjithçka për të manipuluar të vërtetat para jush, gjithçka për të trilluar shpifje për opozitën, për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.
Mos harroni se kjo propagandë është në funksion total të veprimtarisë të vjedhjeve, në mburojë të vjedhjeve, plaçkitjeve të pasurive tuaja, varfërimit tuaj, shkretimit të Shqipërisë.
Mos harroni se kjo propagandë është në funksion të plotë të mbulimit të qëndrimeve të drejta që një numër vendesh anëtare të Bashkimit Evropian po kanë adaptuar ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit.
Duhet të ngrihemi edhe për të dëshmuar shqiptarëve dhe botës se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë dhunim, me këtë vjedhje, plaçkitje të madhe, me këtë sundim të krimit në Shqipëri, se ne nuk pajtohemi kurrë, me këto pengesa të vendosura në procesin e integrimit.
Se ne jemi lokomotivë e integrimit, por me kusht, një proces i bazuar në meritë dhe jo lobim korruptiv. Jo lobim korruptiv që u fsheh shqiptarëve të vërtetën, që i fsheh komunitetit ndërkombëtar të vërtetat mbi Shqipërinë.
Jo, ne jemi për një proces transparent, të plotë, përfshirës. Jo vetëm të opozitës, por përfshirës të opinionit publik shqiptar dhe të qytetarëve shqiptarë. 8 maji është një ditë për të gjithë shqiptarët.
Nuk protestohet për pushtetin e Sali Berishës apo të Partisë Demokratike, apo të aleatëve të saj. Protestohet për votën e lirë të shqiptarëve. Protestohet përkundër plaçkitjes dhe varfërimit e mjerimit të tyre të vazhdueshme nga kjo qeveri. Protestohet kundër karteleve të drogës dhe vendimmarrësve, kundër sulmeve ndaj opozitës dhe përpjekjeve të egra ndaj saj.
Ndaj dhe të gjithë në këmbë, krenarë, krenarë me çdo protestues, krenarë me çdo burrë, grua, vajzë dhe djalë që mbush bulevardin për të tetën herë dhe qëndroni i pamposhtur si zëri i shqiptarëve. Ju uroj një fundjavë të mbarë.
Faleminderit!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.