Interpelanca/ Balliu denoncon mikun e Ramës: KAYO bashkëpunim me shoqëri të pezulluara nga NATO

Interpelanca/ Balliu denoncon mikun e Ramës: KAYO bashkëpunim me shoqëri të pezulluara nga NATO

Deputeti demokrat Klevis Balliu, kërkoi informacion për kompaninë shteterore të armeve, Kayo gjatë një interpelance me ministrin e mbrojtjes, Ermal Nufi. Balliu denoncoi blerjen e një kompnie me vetëm 450 euro nga mikui kryeministrit Roni Yeffet, kompani e cila pas 4 muajsh ka fituar 10.5 mln nga qeveria. Por ministri Nufi nuk kishte një përgjgije për pyetjet, duke u jusitifkuar se privati do të hape shumë vende pune.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke kërkuar informacion mbi mungesën e transparancës nga kompania shteterore e armeve, Kayo, ndërsa ngriti shqetësimin se siguria kombëtare është në rrezik.

Balliu pulikoi të dhënat se si, miku i kryeministrit, Roni Yeffet u fut në këtë biznes duke blerë kompaninë me 450 euro dhe pas 4 muajsh fiton 10.5 mln euro nga qeveria.

Një tjeter akuzë e Balliut ishte bashkëpunimi i ministrisë së Mbrojtjes, me kompani që janë sanksionuar për korrupsion nga NATO.

Por ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka anashkaluar të gjitha përgjigjet për këto pyetje, duke u jusitifkuar me pretendimin se private po investon për të hapur vende pune.

Në mungesë të një përgjigje nga ana e ministrit, deputeti Klevis Balliu, i ka adresuar edhe njëherë pyetjet për përfitimin e miliona eurove dhe pronave, nga ana e mikut izraelit të kryeministrit, Roni Yeffet

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :