Petrit Vasili: Himara kafshohet nga kullat 16 kateshe, çfare maskaralleku, mos heshtni shqiptare!

Petrit Vasili: Himara kafshohet nga kullat 16 kateshe, çfare maskaralleku, mos heshtni shqiptare!

Nga Petrit Vasili

Perla e natyres shqiptare Himara eshte vene nen sulmin mafioz te kullave te perbindshme te Rames dhe qeverise se tij.

Eshte dhene leje per gjashte kulla 16 kateshe ne Himare.

Cfare masakre, cfare urrejtje per cdo gje me vlere te ketij vendi.

As ne endrren me te keqe neve himarioteve nuk mund te na shkonte nder mend se mund te ndodhte nje menxyre shkaterrimtare prej betoni qe mund te pllakoste ne kete menyre kriminale mbi Himare.

Dhe te mendosh se firmen e ka vene nje kryeminister, qe gjoja ka dhe lidhje gjaku me bregdetin, por qe realisht eshte armiku me i eger qe bregdeti himariot ka pare ne qindra vjet histori te tij.

Shkoni ne ishujt e Greqise, ku zhvillohet nje turizem i permasave boterore dhe nuk do te gjeni kurre nje kulle te vetme, sepse ata mbrojne me shume zgjuarsi dhe fanatizem natyren e bukur te tyre.

Cfare vlere kane kullat 16 kateshe ne Himare?

Zero vlere kane ne cdo pikpamje.

Por kane shume “vlere” si justifikim per operacione financiare, qe vijne ere.

Pronarja qe ka perfituar lejen e gjashte kullave 16 kateshe eshte vetem 23 vjec nje ekonomiste me 60 mije leke te reja rroge.

Eshte dita qe te gjithe shqiptaret nga veriu ne jug e deri ne Kosove e Maqedoni, qe pushojne ne Himaren e bukur ta thone fjalen e tyre dhe ta ngrene zerin lart ne mbrojtje te Himares.

Monstra Rama nuk ndalet pa betonuar edhe detin ndaj rrembeu Bashkine e Himares me te gjitha mjetet e format.

Urrejtja e mafies se ndertimit dhe pastrimit te parave me bekimin e qeverise eshte ne sulm mbi Himaren e te gjithe shqiptareve.

Te gjithe personalitetet nga bregdeti intelektuale, gazetare e politikane duhet ta thone sot fjalen e tyre dhe te mos behen peng i interesave te vogla, qe jua mbyllin gojen, por te kujtojne dashurine vetmohuese te prinderve e gjysherve tane te mrekullueshem qe e mbrojten bregdetin Himariot me kurajo e guxim shoqeror edhe ne ditet e diktatures.

Te flasim sot se neser kur demi ka ndodhur, pra post mortum, fjala nuk i duhet as dreqit!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :