Noka: Dhuna e policisë ka për synim ndërprerjen e protestave, gjyqtari Peza kamikaz politik
Grupi parlamentar i PD-së, dënon dhunën policore të ushtruar gjatë protestës së 17 prillit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka shkruan në një postim në rrjetet sociale, se njëherësh dënohet edhe shërbimin që gjykatësi Enkel Peza i ofroi qeverisë, duke iu përulur si kamikaz politik
Reagimi
Grupi ynë kuvendor, në cilësinë e përfaqësuesit të popullit opozitar, dënon njëzëri dhunën policore gjatë tubimit të 17 prillit, që kishte për synim ndërprerjen e protestave në vend, frikësimin në masë nëpërmjet dhunës dhe arrestimeve politike.
Dënojmë shërbimin që gjykatësi Enkel Peza i ofroi qeverisë, duke iu përulur si kamikaz politik.
Asnjë pushtet mbi dhe nuk do e ndalë kryengritjen paqësore, që mbetet rruga e vetme për të shpëtuar shoqërinë shqiptare dhe vendin tonë nga duart e krimit dhe të mafias shtetërore.




