‘Djegia e mbetjeve në Bushat’, Banorët: Po mbytemi! Kërkojmë të hiqet landfilli nga zona

‘Djegia e mbetjeve në Bushat’, Banorët: Po mbytemi! Kërkojmë të hiqet landfilli nga zona

Në ditën e katërt vijon situata alarmante mjedisore në landfillin e Bushatit, ku djegia e mbetjeve ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësime serioze për banorët e zonës.

Banorët e fshatit Shkjezë në Bushat shprehen se situata është bërë e papërballueshme dhe se ndotja po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, ndërsa pretendojnë se edhe uji i zonës është prekur.

Është problem shumë i madh për shëndetin, ka ndotje të ujit dhe nuk po marrim dot frymë.”

Banorët kërkojnë largimin e landfillit nga zona, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo interesim nga institucionet përgjegjëse.

“Kërkojmë të hiqet landfilli nga zona. Nuk është interesuar askush për ne.”

Sipas banorëve, tymi i shkaktuar nga djegia e mbetjeve është përhapur në të gjithë zonën, duke prekur banesat përreth dhe duke krijuar një situatë tepër shqetësuese për jetesën e përditshme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :