Dhuna në protestën e PD-së, Kalaja: Rama kërkon ‘të lajë hesapet’ njëherë e mirë!

Dhuna në protestën e PD-së, Kalaja: Rama kërkon ‘të lajë hesapet’ njëherë e mirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë në protestën e fundit, si një precedent të rrezikshëm për lirinë e tubimit.

I ftuar në emisionin “A Krasta Show” në SYRI TV, ai theksoi se për herë të parë në historinë e protestave në Shqipëri, forcat e rendit kanë ndërhyrë drejtpërdrejt brenda turmës, duke dërguar sipas tij, një mesazh të qartë kufizimi ndaj reagimit qytetar.

Kalaja vuri në kontrast reagimin e qytetarëve me atë të policisë, duke argumentuar se ndërsa protestuesit shprehin revoltën ndaj institucioneve, përdorimi i forcës ndaj tyre ngre shqetësime serioze për standardet demokratike në vend.

“Kanë dashur që të lajnë hesapet njëherë e mirë me protestën, me ndërhyrjen që ka bërë kësaj radhe. Në asnjë nga shtatë protestat e tjera apo në historinë e protestave që kanë ndodhur në Shqipëri, kurrë nuk kemi pasur falanga të policisë së shtetit, grupin e gatshëm që të ndërhyjë brenda në protestë. Kjo është hera e parë që ndodh dhe mesazhi ka qenë i qartë që këtu lejohen vetëm fjalime. Nuk lejohen goditje me fishekzjarrë të pllakave. Pra, cili është ndryshimi në këtë rast?

Qytetarët godasin kryeministrinë për të shprehur dufin, që ndodh rëndom, kanë goditur Harkun e Triumfit në Francë. Në Greqi kjo ndodh rëndom, kanë dhe data të caktuara madje. Kurse dallimi midis qytetarëve që godasin pllakat dhe policisë që godasin njerëzit. Pra, ky është kontrasti i madh që ka ndodhur kësaj radhe. Këta nuk duan më që të lejojnë protesta të tilla në Tiranë”,- ka deklaruar Kalaja.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :