Deklarata b@mbë në Londër, Berisha: Është faktuar me dokumente zyrtare se, Taulant Balla ka porositur vrasje
Klajdi Bodlli, SYRI TV: Z. Berisha, në mediat britanike ka dalë një lajm për një shtetas shqiptar i cili ka dalë para gjykatës së Londrës, Irfan Azizi, dhe do të shqyrtohet ekstradimi i tij ose jo në Shqipëri. Gjatë pretendimeve të tij, ai është shprehur se në Shqipëri i rrezikohet jeta, pasi grupi kriminal, sipas tij, që nëse ai do të vinte në Shqipëri do të vriste atë, pasi kishte lidhje të ngushta me kryeministrin dhe kishte kryer dhe disa vrasje me porosi të kryeministrit të Shqipërisë. A keni ju një koment apo një informacion në lidhje me këtë lajm?
Sali Berisha: Informacion konkret për këtë rast nuk kam. Koment kam të plotë.
Është e dokumentuar me dokumente zyrtare në dosjet e SKAP-it të partisë, me dokumente zyrtare, se Taulant Balla ka bërë ndërlidhjen direkte për probleme elektorale midis kartelit Çela dhe Edi Ramës.
Është e faktuar, në mënyrë zyrtare me dokumente zyrtare, me regjistrime, se Taulant Balla ka porositur vrasje. Dhe këto dokumente, këto regjistrime, janë djegur me proces-verbal i cili është publikuar në media nga gjykatësja Vyshka, mos gaboj dhe një prokuror tjetër.
Është e dokumentuar fakti se Taulant Balla është nisur me urdhër të Suel Çelës me prokurorin Vat Staka në Shkodër për të liruar terroristët që i vendosën tritolin ndën shalë Lulzim Kullës. Është e vërtetuar me dokumente zyrtare se Taulant Balla, ministër, kërkonte autoriteteve gjyqësore të Elbasanit që të rikthenin dosjen e ‘Toyota Yaris’, makinave tani, jo parave se paratë i kishin zgjidhur, por tani makinat duhet t’i riktheheshin kartelit, sillni tek policia që t’i nxirrnin jashtë afateve ligjore të rikthehen.
Nuk ka një të dytë pas Edi Ramës më të inkriminuar në Shqipëri se Taulant Balla.
Unë nuk e njoh atë personin që ka bërë këtë deklaratë në gjykatat e Londrës, por e vërteta është kjo që them për Taulant Ballën dhe gjithë këto dokumente janë në këtë dhe unë i kam paraqitur.
Dhe këta janë famëzi. Urdhëroni. Kryetari i grupit parlamentar të partisë së krimit rezulton… ky s’po, polivalent ky. Ky është një rast tjetër ky që del tani në Londër për të.
Faleminderit!




