Shqipëria nuk është demokraci funksionale’/ Cakrani: Gjithçka kontrollohet nga Rama
ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se Shqipëria nuk funksionon si një shtet normal demokratik, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama për përqendrim të pushtetit dhe shpërfillje të institucioneve.
Sipas Cakranit, çdo përpjekje për të ushtruar kontroll institucional mbi qeverinë është e destinuar të dështojë, pasi vendimmarrja reale, është e centralizuar te një individ i vetëm.
Ai vuri në pikëpyetje efektivitetin e thirrjes së ministrave në raportim parlamentar, duke argumentuar se në praktikë nuk ekziston ndarje reale e pushteteve
Avokati theksoi se situata politike në vend është më e rëndë sesa paraqitet publikisht, ku opozita është e goditur dhe se klima demokratike është e deformuar. Në këtë kontekst, ai ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si “arrogancë të qeverisjes” dhe mungesë totale llogaridhënieje.
Cakrani shkoi më tej, duke e krahasuar Shqipërinë me modele që nuk përmbushin standardet demokratike, dhe iu referua vlerësimeve ndërkombëtare si ato të Varieties of Democracy Institute, që e klasifikojnë vendin në kategori problematike të demokracisë.
Deklarata e plotë:
‘Problemi qëndron që arroganca e tij deri sot ka treguar që ai nuk i llogarit fare, sepse ai thotë, këtu jam unë edhe kaq. Kështu që është e kotë të thirret kryeministri.
Unë e kuptoj që këto janë hapa institucionalë dhe ashtu duhet në fakt, sepse është e parashikuar në kushtetutë, në rregullore të kuvendit e kështu me radhë, por kemi parasysh që kë ke përballë, ç’individ ke përballë. Ai nuk llogarit asnjë.
Tani, problemi qëndron që ju do kërkoni të thirret ministri i jashtëm. Okej, dakord dhe ai mund të thirret dhe mund të shkojë aty. Po ministri i jashtëm këtu në këtë vend, kryeministër, ministri i jashtëm, ministri i brendshëm, drejtori i hipotekës, çfarë të them unë tani çdo gjë këtu domethënë është Edi Rama.
Jo është e kotë që të thirrësh ministra që ti t’i pyesësh dhe gjoja do japin ata llogari përpara ligjvënësve. Absolutisht jo.
Sepse këtu ne flasim për një vend normal demokratik, që ashtu në fakt duhet të jetë, kuptohet. Por ne nuk jemi vend normal demokratik, sepse ne jemi një është që një vend që kemi lidera të burgosur politikë. Kemi opozitën të burgosur. Ky është thelbi i gjësë.
Sepse ne harrojmë që sot kemi të gjithë opozitën të burgosur. Dhe shkon pastaj flet për demokracinë. Ne kjo është. Dhe ku do u flet? U mblidhen të gjithë ata të cilët, o janë të korruptuar që nga ajo e Meksikës, që nga ai i Brazilit, ai i Amerikës, si e ka ai, i Afrikës së Jugut, edhe Sançez vetë e dimë që në datën 13 prill është marrë e pandehur nga prokuroria gruaja, gruaja e Sançezit Gomes.
Edhe e dini për çfarë është marrë? Për korrupsion dhe për ndikim të paligjshëm. Dhe para dhe sipas mediave spanjolle, ajo ajo parashikohet të dënohet deri në 10 vite burg. Gruaja e kryeministrit.
Tani këta flasin të gjithë për demokracinë dhe për shtetin këta. Këta. E kupton tani mua çfarë niveli është po flasim? Dhe ne pastaj shkon dhe Edi Rama, që e ka të gjithë qeverinë në burg, e ka të gjithë partinë e tij, nuk gjen dot më njështe partie e tij t’i vendosësh në poste, se janë të gjithë me probleme penale, e kështu me radhë.
Prandaj që ne mundohemi ta paraqesim si normalitet, po Shqipëria nuk është në normalitet. Shqipëria nuk krahasohet dot as me asnjë vend të rajonit, se të Evropës nuk ka shanse.
Dhe unë e kam thënë që para dy vjetësh në studion tuaj, edhe njerëzit më shikonin kështu, jo mo jo. Është autoklaci elektorale. Shqipëria dhe Serbia, e keni institutin V-Dem aty dhe e shikoni deri sa vite para kanë folur ata për Shqipërinë, që është autokraci elektorale.
Sepse vjedhin vota për të vjedhur vendet e tyre, për të bërë korrupsion dhe bëjnë korrupsion për të vjedhur vota dhe mbajnë pushtetin”.




