Berisha: Kriminelët me uniformë përdorën mjete të ndaluara ndaj protestuesve, padi dhe për Skënder Ballukun
Anila Hoxha, TCH: Z. Berisha, sot është masa e sigurisë e protestuesve të radhës, të arrestuar për protestën e opozitës. A do të ndryshojë Partia Demokratike strategjinë apo do të vazhdoni me të njëjtën strategji?
Sali Berisha: Kriminelët me uniformë përdorën në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, heronj të vërtetë të ndërgjegjes, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjes shoqërore të shqiptarëve, të guximit qytetar.
Janë absolutisht që të gjithë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument. Përkundrazi, ne do t’i, do t’i padisim që të gjithë ata, sepse kanë përdorur, siç e patë vetë, verbuesin e ariut dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut, sepse verbuesi i ariut, që ta dini ju, ka të njëjtën lëndë me atë që përdoret ndaj njerëzve në koncentrim të 10, 11-fishtë.
E njëjta lëndë është, koksocikainë, por përqendrimi i saj është 10 herë më i lartë për ariun. Dhe e përdorur tek njerëzit, mund të shkaktojë bllokim total të frymëmarrjes, bllokim total të zemrës.
Dhe këta ua kapën bombolat se nxorën bombol tjetër. Por tani kanë, tani me atë që duket në dorën e policit, del se bombola përveç lëndës që përdoret në këtë rast, ka pasur okside metalesh shumë, shumë të rrezikshme.
Anila Hoxha, TCH: Do vazhdoni një lloj me protestën? *
Sali Berisha: Do vazhdojmë dhe me shumë. Protestat do jenë dhe më të fuqishme.
Protestat Lubi, Edi Rama, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë. Nuk mbyllet. Le të shkojnë në tokë, në qiell, kudo që të shkojë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.
Prandaj dhe kjo është, kështu që gjykata shpresoj të marrë vendimin e duhur dhe ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, një kriminel i damkosur, për Sokol Besëprerin, oficeri më i pabesë, i padenjë, jo për oficer, po që meriton 30 vite burg për tradhtinë që i ka bërë Gjergj Mehmetit, dhe dy banditë të tjerë të tyre që kryesuan operacionin kundër opozitës dhe protestës së saj paqësore.




