Monolog nga Mimoza Hafizi: Hëna është afër, ëndrra shumë larg’

Monolog nga Mimoza Hafizi: Hëna është afër, ëndrra shumë larg’

Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. Të ngre sytë lart ka qenëpërherëpasioni im, jo vetëm për të parë yjet, eklipset apo kometat, por edhe për të ëndërruar.

Sot, njerëzimi po bëhet gati të rikthehet në Hënë.Misioni “Artemis” nuk është thjesht një udhëtim teknologjik; është prova se njeriu nuk pranon kufij. Atje lart po projektohet e ardhmja jonë si specie.

Do të ndërtohen stacione, do të kërkohet ujë, do të studiohen burime të reja.
Universi po hapet para nesh.

Si profesore e astrofizikës, detyra ime ka qenët’u flas studentëve për objektet qiellore e për ngjarjet me energji kolosale, t’u tregoj përpjekjen tonë tëpandalshme për t’i njohur e kuptuar. Si mike e qiellit kam organizuar parreshtur seanca vrojtimi me publikun dhe rininë. Çdo herëkam njohur studentë a gjimnazistë, të zgjuar, kureshtarë,ëndërrimtarë për t’i arritur yjet. Por shpesh realiteti u mëson se të studiosh shkencë në Shqipëri është një pasion që jo përherë të çonlarg.

Se në vendin tonë zyrat janë më të shtrenjta se laboratorët, TikTok-u duket më fitimprurës se shkolla e dija, dhe se pasuria kombëtare janë kullat e autostradat, por jo mendja, jo kërkimie inovacioni.

Ne japim thërrime për shkencën, por me thërrime nuk ndërtohet as vizion e as e ardhme.

Ne jemi i vetmi vend në Europë që nuk ka një observator vrojtimi të qiellit. E pra, Kosova ka dy të tillë.

Duke mos e konsideruar dijen të denjë për vëmendje, ne nuk humbasim vetëm mundësinë e pjesëmarrjes në shkencën botërore.Ne humbasim të drejtën e një brezi për të ëndërruar. Neiapresim krahët para se tëduan të nisen për fluturim.

Unë kam bindjen se mungesa e mbështetjes për shkencën nuk është thjesht varfëri.
Është zgjedhje.Sepse një shoqëri e paditur kontrollohet më lehtë.

Misioni “Artemis” do të vazhdojë. Njeriu do të shkojë edhe në Mars.
Por shumë mendje të ndritura që kemi këtu, rrotull nesh, rrezikojnë të mos jenëasnjëherëpjesë e kësajaventure.

Universi duket i pafund. Por koha jonë nuk është e tillë.

Para se të iki, dua t’ju bëj tri pyetje.

A ju ka nxitur kureshtja të dini më shumë për pikat e ndritshme në qiell?

Si quhen? Sa larg ndodhen?

E pra, i kemi përnatë mbi kokën tone

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :