Video/ Berisha publikon pamjet, efektivët e policisë dhunojnë dhe ofendojnë protestuesin
Kreu i PD-s, Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e mbrëmshme e opozitës, teksa policia dhunon dhe ofendon me fjalor banal një ndër protestuesit.
Sipas pamjeve, protestuesi nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm dhe po ushtronte të drejtën e tij për protestë paqësore, kur është ndaluar me forcë nga policia.
Berisha e ka cilësuar ndërhyrjen si “brutale dhe gangster”, duke dënuar atë që e konsideron si terror ndaj qytetarëve.
Postimi i Berishës:
Brutal dhe gangster!
Dëgjoni fjalorin e tyre dhe ja si godasin protestuesin paqësor. Dënoj me forcë terrorin e tyre!
Dëgjoni fjalorin e tyre dhe ja si godasin protestuesin paqësor. Dënoj me forcë terrorin e tyre!




