Më goditën 4 efektivë, do bëj dy kallëzime/ Aulon Kalaja flet dhunën policore në protestë
Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij gjatë protestës së opozitës, ku përfundoi në spitalin e Traumës.
Në një intervistë për Top Channel, ai tha se është goditur nga katër efektivë të policisë dhe se do të bëjë dy kallëzime në Prokurori.
“Unë vij nga aktivizimi dhe kam marrë pjesë në shumë protesta, por kjo është hera e parë në jetën time që dhunohem. M’u duk shumë e çuditshme, jo profesionale. Unë humba ndjenjat kur tentova të nxirrja një protestues nga radhët e policisë. Në ato momente jam goditur dy herë me shkelma nga dy policë të ndryshëm… më vonë më janë hedhur nga tre drejtime sprej dhe piper, nuk e di çfarë lëndësh ishin, kam kërkuar analiza toksikologjike,” deklaroi Kalaja.
Ai shtoi se pas dhunës ka pësuar shembje në pjesën e kokës dhe qafës, duke u detyruar të mbajë qafore për tre javë. “Mbrëmë nuk kam fjetur fare edhe nga djegia që kam në kokë dhe në sy, por më shumë kam probleme me qafën. Këta të rrahin dhe nuk të lënë të qash,” tha ai.
Kalaja paralajmëroi se do të kallëzojë personin që e ka akuzuar për goditje ndaj punonjësit të policisë, si dhe për torturë.




