Deklarata e cuditshme/ Petrit Vasili: Avokati i Popullit Shabani flet me gjuhen e antiligjit dhe te gangsterizmit antidemokratik!

Deklarata e cuditshme/ Petrit Vasili: Avokati i Popullit Shabani flet me gjuhen e antiligjit dhe te gangsterizmit antidemokratik!

Nga Petrit Vasili
Jane skandaloze, te turpshme dhe titalisht antiligjore deklarimet publike te Avokatit te Popullit Shabani lidhur me kushtet ne burgje dhe klasifikimet qe ky i papergjegjshem ben per ligjshmerine dhe te drejtat e te paraburgosurve.

Ne rastin e Ilir Metes vete institucioni qe drejton Shabani ka bere rekomandime te rendesishme per te cilat edhe delegacioni i BE ne Tirane ka bere thirrje qe te zbatohen menjehere.

Por ky Shabani qe me sa duket nuk drejton asgje, por thjesht eshte strehuar ne zyren e Avokatit te popullit na flet per vipa dhe muhabete pa as me te voglen lidhje me ligjin.

Shabanin kamikax nuk e shqeteson:

▪️as rrembimi kriminal dhe pa vendim e pa avokat i Metes,
▪️as kufizimi kriminal i takimeve qe i takojne me ligj,
▪️as denimet edhe brenda burgut pa asnje shkak te ligjshem dhe pa i dhene as vendimin perkates,
▪️as edhe kufizimi i ajrimit,
▪️ as edhe carja e bidonave te ujit,
▪️as edhe kushtet brenda qelise,
▪️as edhe pengimi i paligjshem i takimeve me deputete dhe eurodeputete qe edhe SPAK i ka miratuar,
▪️as pengimi i intervistave te lejuara me ligj.

Pra Ilir Metes i privohen dhe shkelen edhe te drejtat me minimale dhe ky i coroditur flet per vip.

Keto jane faktet or ti Shabani, fakte qe i ka konstuar edhe vete institucioni yt.

Medet cfare avokat populli ka Shqiperia qe nuk mbron as te drejtat me minimale te qytetareve ne institucionet penitenciare.

Ky i papergjegjshem qe flet brockulla pa asnje lidhje me ligjin nuk respekton as institucionin qe drejton e jo më te drejtat e ligjshme te qytetareve ne burgje.

Shabani po kerkon te meritoje besimin e Edi Rames dhe po ja arrin me se miri duke u kthyer ne nje shembelltyre te antiligjit dhe gangsterizmit antidemokratik

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :