Berisha: Të ngrihemi edhe kundër puthadorëve të qeverisë që manipulojnë dhe trillojnë për të mbrojtur Edi Ramën!

Berisha: Të ngrihemi edhe kundër puthadorëve të qeverisë që manipulojnë dhe trillojnë për të mbrojtur Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, duhet të ngrihemi edhe kundër puthadorëve të qeverisë që shpifin, manipulojnë dhe trillojnë të vërtetat për të mbrojtur Edi Ramën.

Berisha: E kam theksuar dhe e theksoj përsëri, çështje madhore për çdo shqiptar është çështja e portit të Durrësit.
Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike që kanë trashëguar shqiptarët nga shteti i tyre në 100 vite dhe më parë.
Kjo pasuri publike tjetërsohet dhe shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës.
Një fitim përrallor që tejkalon dhe 4 miliardë euro.
Por krahas kësaj, çdo qytetar shqiptar, me taksat e tij është i detyruar të ndëshkohet dhe me 1 miliard euro, minimumi, porti i ri i Porto Romanos që zëvendëson portin e Durrësit, por që në fakt do jetë 4 herë më i vogël se porti i Durrësit.
Është një motiv për çdo qytetar të këtij vendi për të mbrojtur interesin dhe pasuritë publike të vetat dhe të mbarë shqiptarëve.
Motivet e kryengritjes sonë paqësore janë të shumta.
Por ka një motiv tjetër jashtëzakonisht thelbësor në rrafshin moral.
Është një periudhë në të cilën puthadorët e qeverisë, altoparlantët e saj, bëjnë gjithçka për të mbuluar aktet antiligjore, antikombëtare të qeverisë së Edi Ramës.
Janë hedhur në sulm të shfrenuar kundër opozitës për fajin e vetëm të saj se qëndron e pamposhtur ndaj këtij regjimi kriminal nga i cili ushqehen ditë e natë.
Bëjnë gjithçka të shpifin, të manipulojnë, të trillojnë të vërteta, duke turpëruar veten, studion, duke u dëshmuar një mafie më e rrezikshme se ajo e kokainës.
Ndaj dhe qytetarë, duhet të ngrihemi kundër kësaj mafie që shpif, trillon dhe manipulon nga mëngjesi gjer në darkë kundër interesave tuaja dhe mbron interesat e padronit të vet, Edi Ramës.
Duhet të ngrihemi kundër atyre që bëjnë gjithçka t’u dekurajojnë, kundër puthadorëve të qeverisë që mbushin studiot kundër protestave tuaja, që jeni sot zëri i vetëm i ndërgjegjes kombëtare në Shqipëri, në Europë dhe në botë.
Sot shqiptarët kanë fjalën e tyre, sot është dita e tyre.
Kryengritja jonë paqësore nuk ndalon gjer në përmbushjen e misionit tonë të plotë, përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :