Kryengritja paqësore në orën 19:00/ Berisha: Qytetarët kanë 1001 motive për të dalë në shesh!
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, sot në ora 19:00, shqiptarët do ngrihen në kryengritjen paqësore më të fuqishme që ka njohur vendi!
Gjatë një konferencë për shtyp, Berisha tha se, qytetarët kanë 1001 motive për të dalë në sheshytetarët kanë 1001 motive për të dalë në shesh.
Berisha: Sot, në ora 19:00, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë ngrihen në kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria.
Ngrihen mbi dhunën, terrorin e regjimit, e klaneve të drogës, e policisë politike të patronazhistëve, kërcënimeve të tyre.
Ngrihen për të mbrojtur interesat më jetike të vetat, të qytetarëve shqiptarë.
Ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që më së fundi, duke hequr çdo maskë, përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij të pallogaritshme, dhe të Lubi Ballukut.
Akti i fundit i Edi Ramës është akti më armiqësor që ai ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore ndaj shtetit ligjor, demokracisë në Shqipëri.
Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të Lubi Ballukut nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij, pasi në dosjen Balluku, Edi Rama është aksioner të paktën me 60 përqind të veprave kriminale që mban ajo dosje në total 1.2 miliardë euro.
Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe e frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore.
Kriza, lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin më të lartë në planet të naftës.
Dhe kjo jo kryesisht për shkak të luftës, por kryesisht për shkak të naftës Rama, taksë që për litër naftë është më e larta në botë.
Qëndrimi cinik i tij nga ndëshkimi i qytetarëve nga çmimi i naftës, rëndon akoma më shumë pozicionin e tij.
Në një kohë kur të gjitha qeveritë e Europës, shtuan, rritën apo dyfishuan subvencionin për naftën për fermerët e vendeve të tyre, Edi Rama në një akt të papërgjegjshmërisë absolute, e hoqi edhe atë pak subvencionim që jepte, duke garantuar në këtë mënyrë mbetjen djerrë të dhjetëra mijëra hektarëve tokë në Shqipëri dhe njëheraz falimentimin e dhjetëra mijëra fermave në këtë vend.
Taksa Rama ndëshkoi mbarë qytetarët me transportin publik. Kompanitë e transportit publik kanë ulur me 40 përqind autobusët e tyre të transportit. Në vend të një ndërhyrje emergjente nga qeveria dhe kompensimit për çmimin e rritur të naftës, në mënyrë që qytetarët të kenë edhe atë transport minimal publik, qeveria rri duarkryq.




