Braho në USA,.Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!

Braho në USA,.Çfarë presim pas SPAK-ut amerikan?!

Nga Basir Collaku

Klodian Braho, drejtues i Prokurorisë Speciale, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara dy prokurorët drejtues të linjave lundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë në një vizitë disa ditore në Amerikë.
Një dërgatë e tillë është tregues se me çfarë po përballen dhe për çfarë kanë nevojë prokurorët dhe gjyqtarët.
Agjenda Trump në Tiranë
E përsëritur mbi 20 herë nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn është:
Luftë karteleve të drogës, pastrimit të parave, siguri për bizneset amerikane, prioritet sigurisë kombëtare të dy vendeve. Natyrisht luftë ndaj klanit “Soros”
Agjenda Rama:
Luftë prej më se një viti ndaj SPAK, prokurorive të çdo niveli, kapje të sistemit, një Kushtetuese e një Gjykatë e Lartë si seksion partie socialiste, zhbërje e Reformës në Drejtësi, zbatim i agjendës së klaniy “Soros”
Agjenda BE
Gjermanët, belgët, holandezët, austriakët, e të.tjera ve de të BE kërkojnë ndëshkueshmëri. Gjermanët kanë qenë më shpesh në SPAK për dosje konkrete të rënda. Brukseli i kërkon publikisht në mënyrë të përsëritur Ramës, të ndalë luftën ndaj drejtësisë. Negociatst janë ndaluar si masë presioni.
Pasojat
Mafia e kokainës, krimi i organizuar dhe pastrimit të parave, ka rritur praninë në Parlament, në Qeveri, në polici, në drejtësi, në ekonomi, në investime strategjike, në grabitjen e pronave, në medie. Kjo ortakëri ka asgjësuar dhe kriminalizuar zgjedhjet, ka pamundësuar në ekstrem votën e lirë.
Ku jemi
Ministra në burg për korrupsion. Kryebashkiaku i Tiranë në qeli për korrupsion. 40 bashkiakë të majtë në hetim për të njëjtën vepër. Ish-zëvëndëskryeministrja e pandehur. Prokuroria kërkon burgosjen e saj. Rama e mbron dhunshëm me votën e ushtarëve deputetë. Sulmon publikisht me çdo lloj mënyre prokurorë.e gjyqtarë. Kërcënohen prokurorët dhe dëshmitarët nga të pandehurit pushtetarë. Në pengmarrje biznesmenësh e dëshmitarësh janë zyrtarë.e deputetë të Ramës. KM është i bashkëhetuar me Ballukun. Miliarda euro, dhjetëra çështje penale.
Çfarë duhet të ndryshojë shpejt
Klodian Braho nuk duhet të bëjë premtime të natyrës elektorale. Për Berishën, Metën, Ahmetajn, Veliajn, Beqen, Ballukun, ka firmosur Altin Dumani. Gjykatat do.të çmojnë rastet.
Ka një kërkesë të vonuar. Marrjen zyrtarisht në hetim dhe të pandehur të Edi Ramës. Pa lënë.mënjanë.Linda dhe Olsi Ramën. Sepse Balla, Gjiknuri, Xhaçka, Begaj, Gonxhe, nuk janë hetime sekrete. Prova pa fund janë aty. Nga sky enchro e nëpër përgjime, e tenderime e premtim investime, pastrime. Kthimi amerikan i Brahos duhet të jetë veprim konkret. Përballje e fortë. Me këdo shkel ligjin dhe vjedh shqiptarët. Me këdo. Nëse ofron sërish kohë Edi Ramës, për të bërë njëlloj, atëherë është dështim dhe amnisti e rëndë me dëm të parikuperueshëm për vendin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :