Artur Çangu mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri nga Eduart Ahmatajpasditen e sotme në Nikël.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, pas një sherri mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe i janë konstatuar shenja plumbash. Ngjarja dyshohet të jetë kryer me armë gjahu (çifte).

Autor i dyshuar për vrasjen, Eduart Ahmataj, është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas burimeve, Eduart Ahmataj rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën, pasi ai mësohet se ai është dhëndër tek kushërinjtë e Çangut.
Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një përplasje për çështje pronësie mes djemve të viktimës dhe autorit të dyshuar, konflikt i cili ka ndodhur disa ditë para krimit.
Burime bëjnë me dije se palët, përveç lidhjeve shoqërore, kanë qenë edhe fqinj.
Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.”– njofton policia.




