Gjokutaj: GJL po luan një lojë politike, dirigjohet nga Rama për t’i shpëtuar korrupsionit!

Gjokutaj: GJL po luan një lojë politike, dirigjohet nga Rama për t’i shpëtuar korrupsionit!

Mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara nga Gjykata e Lartë, e cila synon të unifikojë praktikën gjyqësore mbi një çështje në dukje të vogël, ka ngjallur reagime të forta në qarqet ligjore.

Për juristët ky nuk është një interpretim i thjeshtë ligjor, por një manovër politike e mirë-orkestruar, e krijuar për të vendosur kritere më të buta për masat e sigurisë, duke ndikuar potencialisht në rastet e mëdha të korrupsionit ku përfshihen zyrtarë të lartë.

ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, avokati Genci Gjokutaj thotë se e njëjta gjykatë, e cila më parë ka miratuar masa të rrepta si “arrest në burg” për një sërë figurash, nga Sali Berisha te Ilir Meta, dhe së fundmi në çështje që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, tani papritur e konsideron këtë masë “ekstreme”.

Ky ndryshim qëndrimi, sipas Gjokutajt, dyshohet se po përdoret për të krijuar një precedent të ri për të gjitha gjykimet e ardhshme. Kjo lëvizje, thekson juristi, është një “híle juridike” për të anashkaluar procesin standard legjislativ.

Ndërsa ka spekulime se lëvizja mund të jetë menduar për të favorizuar individë të caktuar, Gjokutaj paralajmëron se një precedent i tillë do të kishte një ndikim të gjerë, duke u zbatuar për të gjithë dhe duke krijuar një peizazh ligjor të paparashikueshëm.

Vërtet jam i çuditur me këtë lloj paralelizmi që është bërë. Në fakt, kuadri ligjor i Kodit të Procedurës Penale është i plotë në lidhje me masat e sigurimit dhe është pikërisht kjo që thotë edhe kolegu që, kjo gjykatë ka kaluar me dhjetëra herë, që nga Berisha deri tek Ilir Meta, deri te të gjithë këta të pandehur, edhe pastaj ka vijuar edhe me Erion Velinë, dhe nuk kanë ceduar në asnjë moment. Dhe është pikërisht kjo gjykatë, që në mënyrë absolute ka miratuar arrestet, pa asnjë lloj lëshimi, që tani kujtohet dhe thotë, ka një rast banal, edhe i cili do t’u bëka praktikë pastaj për gjykimet e ardhshme, sepse kjo gjykatë që ka miratuar të gjithë arrestet në burg, tashmë na paska ndryshuar mendim dhe e paska arritur në konkluzionin që masa e arrestit në burg qenka ekstreme e të tjera e të tjera.

Gjithsesi kjo mbetet një thashethemnajë, sepse qëllimin e vërtetë të kësaj, të paktën sipas meje, qëllimi i vërtetë i gjithë kësaj historie do të dekriptohet kur të jepet vendimi i arsyetuar. Nëse do të rrëzohet rekursi i prokurorit, çështja pushohet, ama në qoftë se do të pranohet rekursi i prokurorit, do të kemi një vendimmarrje që do të kalojë sepse apeli e ka zbutur masën e dënimit, do të kalojë nga arrest përsëri ai personi. Pra unë nuk e kuptoj se çfarë mishmashi po luhet, por gjithsesi ne do ta dekriptojmë këtë kur të marrim vendimin e arsyetuar. Kodi i Procedurës Penale i jep dorë gjykatës si ta lërë në fuqi arrestin ashtu edhe ta ndryshojë atë, në varësi të rrethanave dhe kushteve ë, konkrete, ë, që ka secili i gjykuar. Kjo, kjo është ajo që unë nuk e kuptoj se ku, se ku duan të dalin dhe çfarë duan të bëjnë. Përtej kësaj, mbrapa kuintave besoj që luhet një lojë politike, e dirigjuar nga shefi, sepse nëse ky vendim do të vendosë, do të shtojë kushte apo kritere që për arrestin, që do ta vështirësojnë atë, atëherë këtu del qartazi qëllimi që këto procedime penale që janë rrugës për korrupsionin galopant të kësaj qeverie, do t’i nënshtrohen këtyre kritereve të reja që asnjë nga ata të mos përfundojë në burg.

Dhe në fakt, një mbrojtje të tillë e ka filluar me Belinda Ballukun, Edi Rama, i cili ka shëtitur nga Gjykata Kushtetuese në Kuvend, pra duke, duke, duke, duke rezistuar, ë, që të mos ketë masa, masa drastike. Kjo është një tjetër formë e kapjes së kësaj gjykate, sepse rruga ligjore, do të ishte nëse do të bëhej një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Është një rrugë e gjatë, prandaj është zgjedhur kjo, është një híle juridike, që do të thotë, është zgjedhur kjo rrugë e vendimit unifikues, i cili bëhet në një gjykatë dhe politika thotë, unë s’kam lidhje, është një praktikë e zakonshme e Gjykatës së Lartë dhe që, por që ajo ka fuqinë e ligjit. Ne do të presim dhe do të shohim, por që sigurisht, unë nuk e di kush e ka nxjerrë këtë që bëhet për të liruar Erion Velinë, mbase është edhe kjo, po nëse do të bëhet një vendim unifikues me kushte lehtësuese, këtu nuk përfiton vetëm Erion Veliaj, këtu përfiton, të gjithë personat edhe ata që Edi Rama i do që të rrinë në burg, dhe këtu pastaj komplikohet pak çështja.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :