Arkitekti i kullave të pastrimit të parave’/ Balliu: Me firmën e Ramës mbahen lidhje direkte me kartelet

Arkitekti i kullave të pastrimit të parave’/ Balliu: Me firmën e Ramës mbahen lidhje direkte me kartelet

Kullat që po lartësohen në Tiranë janë pjesë e një skeme të mirëfilltë për pastrimin e parave të drogës, e cila ka si arkitekt vetë kryeministrin Edi Rama. I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, deputeti Klevis Balliu, deklaroi se lejet për këto ndërtime jepen përmes një ligji të posaçëm që i jep firmës së kryeministrit autoritetin ekskluziv, duke krijuar kështu një marrëdhënie direkte me kartelet e krimit.

Sipas Balliut, mekanizmi i kësaj skeme përfshin jo vetëm centralizimin e lejeve të ndërtimit, por edhe emërimin në poste kyçe të individëve me lidhje të dyshimta.

Ai përmendi rastin e një drejtoreshe në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor e Rural (AZHBR), vëllezërit e së cilës janë të lidhur me kartelin e Suel Çelës, si dëshmi se si struktura shtetërore përdoret për të lehtësuar këtë aktivitet.

Duke cituar raportin e Antimafias Italiane dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit, deputeti theksoi se kartelet shqiptare janë unike në botë, pasi janë të vetmet që i pastrojnë paratë e krimit në vendin e tyre të origjinës.

Deklarata e plotë:

“Dje u diskutuan shumë gjëra, ndër këto mund të themi shumë prej justifikimeve që përdori kryeministri, tha që këto gjëra ndodhin kudo në botë dhe ndërtimi është kështu e ashtu kudo.

Madje akuzoi dhe Europën që është ajo që pastron para tha, këta që na kritikojnë ne tha.

Problemi është që në Europë nuk ka një drejtoreshë të AZHT-së që i ka dy vëllezër në burg apo të lidhur me kartelin e Suel Çelës.

Ndërkohë ky e vë drejtoreshë atë person që duhet të kalojë aty të gjithë dokumentacionin dhe gjithçka për t’i dhënë lejen që e jep pikërisht Edi Rama, sepse ka kaluar një ligj të posaçëm që këto kulla do të jepen vetëm me firmën time, për të mbajtur një marrëdhënie direkte me kartelët që do të pastrojnë paratë e drogës. Folësi

Pra dhe jo vetëm kaq, por raportet ndërkombëtare, po marrim rastin e raportit të Antimafias Italiane apo edhe Departamentit të Shtetit, vihet re një çështje shumë e veçantë që s’ndodh me asnjë vend tjetër të Europës apo të botës, që të vetmet kartele në të gjithë botën që pastrojnë paratë në vendin e origjinës, pikërisht në sektorin e ndërtimit, janë kartelet shqiptare.

Sepse është nonsens për një kartel të shkojë dhe të pastrojë paratë në vendin e origjinës, sepse është rrezikshmëria e lartë për t’u kapur. Ndërkohë në lidhje me kartelet shqiptare është garanci e lartë për të mos u kapur.

Dhe për këtë mund të referoheni madje dhe mund të pyesni po të doni edhe eksponentë të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar. Një pjesë e mirë e parave që pastrohen në Tiranë nëpërmjet kullave, ato para pasi janë pastruar, shërbejnë këtyre grupeve kriminale dhe këtyre karteleve për të blerë pasuri më vonë edhe në Britaninë e Madhe.

Ata blejnë pasuri të paluajtshme në Britaninë e Madhe dhe kjo patjetër është problem dhe për aleatët tanë për Britaninë e Madhe.

Në këtë kontekst, këto nuk janë gjëra që ndodhin në ndonjë vend tjetër të botës. Jo, këto ndodhin këtu.

Tani, Edi Rama, unë e thirra dje në interpelancë për këtë çështje dhe e refuzuan me idenë që me këto çështje nuk merret qeveria, ndërkohë firmën e ka ky. E refuzuan dje duke thënë që ne jemi referuar burimeve mediatike, që s’është e vërtetë.

Unë jam referuar SPAK-ut, përkatësisht prokurores së SPAK-ut, e cila ka deklaruar publikisht se sektori i ndërtimit është kanali kryesor ku pastrohen paratë e drogës. Dhe Dumani e ka thënë këtë gjë.

Banka e Shqipërisë, bordin e të cilëve këta e kanë vendosur me njerëzit që duan vetë, pa marrë asnjë propozim nga opozita. Pra Banka e Shqipërisë është e këtyre.

Ajo thotë që vetëm 22% e financimeve për këto ndërtime miliarda, vijnë me kredi. Pjesa tjetër vjen me parapagim, vijnë me pagesa kesh, por ndërkohë duhet të kemi parasysh që nuk ka vend në botë që një biznesmen të ngrejë kulla 50 milionë euro, 60 milionë euro pa marrë një kredi.

Vetëm këta tanët që kanë të jashtëzakonshëm në këtë aspekt. Pra, kuptohet që burimi i atyre parave që nuk kalojnë me bankë, në pjesën më të madhe dhe dërrmuese, ato vijnë nga pjesa e drogës, por jo vetëm.

Ne duhet të kuptojmë që edhe paratë që u vidhen qytetarëve shqiptarë në afera të ndryshme korruptive, diku pastrohen ato”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :