U prish dy javë pas përurimit, Gjekmarkaj: Ura e Milotit shembulli i korrupsionit dhe abuzimit

U prish dy javë pas përurimit, Gjekmarkaj: Ura e Milotit shembulli i korrupsionit dhe abuzimit

Nënkryetari i Parlamentit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale për gjendjen e urës së Milotit, vetëm pak ditë pasi u përurua nga ministri i Infrastrukturës.

Gjekmarkaj shprehu shqetësimin e tij për standardet e ulëta të investimeve dhe infrastrukturës, duke e konsideruar situatën një simptomë të thellë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit në vend.

Gjendja aktuale e urës së Milotit pas përurimit të investimit të pak ditëve më parë tregon qartë se Shqipëria po kaplohet nga korrupsioni dhe vjedhjet, duke kthyer abuzimin në normë,” shkruan Gjekmarkaj, duke i bërë thirrje institucioneve të përgjegjshme të reagojnë menjëherë dhe të marrin masa për sigurinë dhe transparencën e projekteve publike.

Ura e Milotit u mbyll për rreth 8 muaj si pasojë e dëmtimeve të mëdha që rrezikonin kalimin e qytetarëve. Vetëm dy javë pas përurimit (19 Mars), ura pësoi dëmtime sërish, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë dhe menaxhimin e investimeve infrastrukturore.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :