Vasili: Qeveria qe kompesonte hekurin e cimenton oligarkeve le qytetaret te plackiten nga cmimet abuzive!
Nga Petrit Vasili
Qytetaret torturohen nga abuzimi me cmimet, qeveria ferkon duart!
Eshte po kjo qeveri e pacipe qe ju kompesonte rritjen e cmimit e hekurit,
çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut, oligarkeve qe perfitonin tenderat e qeverise por qe sot per qytetaret nuk leviz gishtin
Cmimet e shume artikujve baze ushqimore si edhe karburantet jane rritur frikshem.
Spekullimi me cmimet eshte sheshit dhe rritja e tyre ne masen derrmuese eshte teresisish abuzive dhe e pamotivuar objektivisht.
Shume artikuj shiten me cmim shume te larte ndonese kane qene gjëndje ne magazina dhe jane blere me cmim te zakonshem.
Qeveria nese do te kishte minimumin e pergjegjshmerise dhe seriozitetit shteteror do ta ndiqte hap pas hapi dhe ne cdo hallke kete abuzim dhe mund te nderhynte menjehere.
Por qeveria eshte bere njesh me oligarket nga te cilet merr perfitime te ligjshme e te paligjshme pa fund.
Ndaj qytetari eshte krejt i pafuqishem dhe i pambrojtur perpara ketij spekullimi masiv me pasoja te renda per ekonomine famijare te gjithseicilit.
Jo vetem qe spekullimi duhet te luftohet por edhe spekullantet dhe abuzuesit duhet te denohen.
Por kjo nuk ndodh sepse qeveria i mbeshtet abuzuesit sepse perfiton shume prej tyre.
Perfiton edhe duke futur leke ne buxhet te cilin e vjedh me tendera, por fiton edhe ne menyra te tjera me para ne dore qe sherbejne per blerje votash apo per operacione te tjera te paligjshme.
Edhe prokuroria duhet ta hetoje gjeresisht kete abuzim duke filluar nga spekullantet e deri tek mosveprimet e qellimshme te qeverise.




