Shkullaku: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë demokratik
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krasta në SYRI TV, ka artikuluar një kritikë të fortë ndaj qeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë fazë si fundin e ciklit të tij politik.
Sipas Shkullakut, në vend është krijuar një sistem ku interesat ekonomike dhe ndikimet informale ndërthuren me vendimmarrjen institucionale. Ai përmendi si shembull pretendimet për ndërhyrje në emërime të rëndësishme në polici dhe struktura të tjera shtetërore, duke aluduar për rol ndikues të Ergys Agasit.
Në analizën e tij, gazetari theksoi se situata aktuale ka tejkaluar pritshmëritë e publikut, duke krijuar një realitet që, sipas tij, më parë do të dukej i pabesueshëm. ‘Janë arritur nivele që nuk i kishim imagjinuar,’ u shpreh ai, duke shtuar se kjo e bën reagimin publik më të vështirë.
Duke bërë një krahasim historik, ai përmendi ish-liderët Sali Berisha dhe Fatos Nano, për të cilët tha se, pavarësisht kritikave, e kanë lënë pushtetin përmes votës dhe kanë mundësuar rotacion politik.
Shkullaku deklaroi se, ndryshe nga paraardhësit, Rama ‘e ka mbyllur ciklin’ dhe se fundi i tij politik nuk pritet të vijë përmes një procesi normal demokratik. Ai shtoi se sfida e vërtetë për kryeministrin mbetet mënyra se si do të dalë nga pushteti që vetë ka ndërtuar.
‘Kjo është aksi ose Ergys Agasi që përveç parave që i shpërndajnë me qejf. Sa e ke bërë vlerën ti të tenderit? 5 milionë, po vë 20, ça të gjeti se mos po i paguan vetë. Dhe këta pastaj çfarë bëjnë? Këta thonë që shiko filan bandë kërkon drejtorin e përgjithshëm të policisë. E cakton Ergys Agasi. Kjo banda tjetër do drejtorin kundër krimit të organizuar, e vëmë dhe atë.
Pra, këto të dyja dhe kjo është dhe një difekt i opozitës, nuk e di çfarë, çfarë duhet të bëjë se s’ka ça të bëjë, në kushtet ku jemi ne s’ka ça bën askush. Por, po u kthyen dhe këto në normalitet, kjo pastaj, nuk është më faji, si të thuash i njerëzve që sa më ekstravagant të jesh ti, aq më i pranueshëm bëhesh. Kjo është faji që sa më të
Sa më përtej imagjinatës njerëzore të shkosh, aq më shokuese je për njerëzit, se të thoshim ty dhe mua bashkë, na thoshte dikush, shiko, do ndodhin këto e këto e këto, do ndodhin këto, do ndodhin këto, do të thoshim këta janë çmendur, këta bëjnë muhabete kot, se deri këtu nuk shkojnë, kupton?
Këta kanë shkuar deri aty ku ne nuk na e ka prerë mendja. Ndoshta kjo është sfida e fundit mendoj unë e Ramës për të lënë gjurmë me diçka. Se derisa s’ka lënë në asnjë lëmi ku ka tentuar të bëjë emër, ndoshta këtu po mund të jetë i pakonkurueshëm.
Po e the, e the ti që është dialektike dhe sigurisht që bota nuk ka shpikur ende, hiç Korenë e Veriut po themi se Ok. Apo po deshe dhe Kubën. Megjithëse dhe Kuba ka bërë ca reforma po ëh, nuk ka shpikur bota e qytetëruar dhe bota demokratike, nuk ka shpikur sisteme ku njëri t’i vjedhë të gjitha dhe t’i mbajë të gjitha dhe të rrijë aty deri aq sa i ka caktuar Zoti jetëgjatësinë.
Pra gjithmonë ka procese që çojnë drejt fundit. Pa diskutim, dhe fundi për mua është i qartë. Unë nuk e di sa kohë do marri, po për mua, Edi Rama e ka mbyllur ciklin. Pra procesin e vet e ka mbyllur, ka disa kohë, por tani është dhe dukshëm.
Pra të shikosh, meqë përmende njohjen tonë me Ramën dikur, të shikosh njeriun që mahniste Parisin, të rri i mahnitur para Dash Sulës për shembull, që e prezanton si një gjetje më brilante. Të shikosh intelektualin që linte me gojë hapur Merkelin, të entuziazmohet nga Zeqineja, apo nga, ky është niveli pra, parametri, ti e kupton që gjithçka ka prekur fundin.
Dhe unë jam i bindur që dhe Rama vetë është koshient për derexhenë ku është ai në radhë të parë i katandisur, por siç thashë, ai ka hyrë në fazën, mendoj unë, që në qoftë se ka pasur ndonjë aftësi siç thonë këta, Rama është bir kurve, ça nuk bën, është i zgjuar, si ja bëri këtij, si ja bëri atij. Do të duhet që gjithë ky birkurvllëk ta vinte në punë për të ditur si të dali nga pushteti ku e ka çuar veten, pra nga ky pushtet.
Kjo është, mendoj unë, zgjuarsi dhe aftësi. Po unë mendoj që ai është i dënuar që nuk mund të dali, ose nuk mund ta lërë pushtetin normalisht. Ne kemi folur për Sali Berishën, ne kemi folur për Fatos Nanon me 1001 të zeza, të këqija, Berishën në ‘92-shin, ‘96-ën, ‘97-ën, Fatos Nanon e të tjerë e të tjerë, por në fund të fundit, janë dy liderë që e kanë lënë pushtetin me votë. Kanë prodhuar rotacion. Që të dy. Ky është i vetmi rast që ka devijuar rregullin demokratik. Dhe në këtë moment mendoj që është i dënuar që fundin nuk do ta ketë demokratik’, u shpreh Armand Shkullaku gjatë bisedës në SYRI TV.




