Berisha: Fermerëve t’u jepet naftë pa asnjë taksë! Rruga e tyre e vetme është protesta më 17 prill dhe bllokimi i rrugëve
Marsi Korreshi: Z. Berisha, çmimi i naftës ka afektuar edhe fermerët dhe blegtorët, të cilët po protestojnë sot në Tiranë ku kërkojnë subvencionim të naftës, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë hoqi naftën pa akcizë për ta. A e mbështesni protestën e tyre dhe a keni një thirrje për fermerët?
Sali Berisha: Asgjë nuk shënon heqja e akcizës për fermerët. Për fermerët duhet përgjysmim i ngarkesës fiskale dhe heqja e akcizës. Nafta duhet t’u jepet atyre pa asnjë lloj takse dhe kjo nuk po ndodh.
Ndaj dhe fermerët janë të pashpresë. Shpresa e vetme dhe rruga e vetme e fermerëve është protesta me të gjitha mjetet më datën 17 prill në Tiranë dhe më pas bllokimi i rrugëve, i shesheve të vendit në mënyrë që qeveria të marrë ndëshkimin që meriton.




